Pyet mjekun: Si mund të trajtohen zhurmat në vesh?

 

Përshëndetje! Ju lutem a mund ta pyesni dr. Anjeza Kuçin si mund të trajtohen zhurmat në vesh me ilaçe?

Përgjigjet, Anjeza Kuçi, mjeke ORL në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.3, Tiranë.

Zhurma në vesh është një simptomë që mund të vijë nga disa patologji. Dëmtimi i nervit të dëgjimit nga mosha, puna me zhurmë, sëmundjet sistemi si hipertensioni, diabeti, hiperlipidemite, mund të vijë nga probleme të veshit të mesëm, si otitet media kronike, otosclerosis, sëmundja e veshit të brendshëm ose sëmundja e Menierit, problemet e spondiloatrozës së pjesës cervikale të shtyllës kurrizore, migrena etj. Pasi bëhet vizita tek mjeku ORL, bëhet audiograma dhe diagnoza diferenciale me sëmundjet e tjera, përcaktohet nëse mund të zgjidhet problemi me terapi medikamentoze, rastet kur terapia nuk jep efekt dhe rastet kur zhurma menaxhohet me vendosjen e protezës akustike apo aparatit të dëgjimit. Pra, mund ta kuptoni se vetëm pas një vizite specifike te mjeku ORL mund të jepet recetë, sepse çdo rast është i ndryshëm./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Jep dorëheqjen drejtuesi i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson (EMRI)
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare