Pyet mjekun: Si të shmang djersitjen e tepërt gjatë verës?

Përshëndetje! Doja të ju pyesja për diçka nëse keni mundësi. Jam 30 vjeç. Problemi im është se djersij shumë. Çfarë më këshilloni për këtë problem? Ju falënderoj!

Përgjigjet Albana Lufi, mjeke dermatologe

Djersitja e tepërt ( hiperhidroza ) në varësi të shkakut ndahet në parësore dhe dytësore. Djersitja e tepërt parësore është zakonisht qendrore, dhe mund të ketë një predispozitë gjenetike. Zakonisht fillon në fëmijëri ose ne adoleshencë. Djersitja e tepërt dytësore mund të vijë si pasojë e çrregullimeve endokrine, kryesisht çrregullimet e tiroides, diabeti, menopauza, medikamentet të  ndryshme etj.  Mund të jetë e lokalizuar ose e gjeneralizuar. Vendet kryesore ku shfaqet hiperhidroza e lokalizuar janë: sqetullat, pëllëmbët e duarve, shputat e këmbëve, fytyra, gjoksi, beli etj.

Personat që vuajnë nga prodhimi i tepërt i djersitjes kanë mjaft ankth dhe siklet, besim të ulët në vetvete, vështirësi në gjetjen e një pune, problem në jetën seksuale, madje edhe depresion.

Disa pacientë arrijnë deri në evitimin e  të  gjitha kontakteve sociale.

Trajtimi modern i djersitjes së tepërt në ditët e sotme është përdorimi i Botox (injektimi i toksinës botulinum tipit A). Para aplikimit bëhet një konsultë në mënyrë që mjeku të marrë informacion rreth sëmundjeve të tjera ose reaksioneve të mundshme alergjike. Nuk ka efekte anësore dhe mund të përsëritet në varësi të individit  pas 6 ose 9 muajve ose çdo fillim vere./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë