Pyet mjekun: Vuaj nga artriti, a mund të shkoj në plazh?

Përshëndetje! Vuaj nga artriti reumatoid, a mund të shkoj në plazh ose llixha? Gjithashtu do doja të dija nëse ndikon koritizoni në shtimin në peshë, pasi për dy muaj kam shtuar 7 kg?

Përgjigjet Julia Kollçaku, mjeke reumatologe në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.3, Tiranë.

Ujërat termalë kundërndikohen tek të sëmurët me artrit reumatoid, pasi vetëm sa e përkeqësojnë sëmundjen. Ndërsa në plazh (ne nuk e këshillojmë) por edhe në qoftë se shkon, pacienti duhet të shmangë futjen në det gjatë pikut të vapës, si dhe të ketë kujdes më rërën e nxehtë. Për sa i përket shtimit në peshë, është e vërtetë që në doza të larta koritizoni ndikon, megjithëse në rastin tonë në nuk e dimë se sa tableta ka përdorur pacientja. Unë do rekomandoja një vizitë tek mjeku reumatolog për të parë analizat dhe aktivitetin e sëmundjes./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?