Kryefaqja Pyet Mjekun Pyet specialistin: A ndikon ndërhyrja kirurgjikale në mitër në jetën seksuale?

Pyet specialistin: A ndikon ndërhyrja kirurgjikale në mitër në jetën seksuale?

0
Shpërndaje

Kam një pyetje nëse mund të më ktheni përgjigje, ju lutem.

Para dy muajsh kam bërë një ndërhyrje kirurgjikale, kam hequr mitrën, por jo vezoret, pasi kisha një fibromiom. Ndërhyrjen e kam bërë me operacion me prerje. Pyetja është: pas sa kohësh jam e gatshme të kryej marrëdhënie seksuale?

Faleminderit!

Përgjigjet Ermira Alibashi (Konsultori i Gruas, Qendra Shëndetësore Nr.4, Shkodër) 

Mund të kryejë marrëdhënie seksuale pas dy muajsh nëse gjithçka është në rregull pas ndërhyrjes. Gjithsesi, kjo është individuale, sepse jo tek të gjithë njerëzit rigjenerimi i plagës bëhet njëlloj!

Por, si ndikon ndërhyrja kirurgjikale në mitër apo vezore në jetën seksuale?

Edhe pse ndërhyrja kirurgjikale mund të shkaktojë disa ndryshime në pjesët pelvike, zakonisht nuk ndikon në mundësinë për të shijuar seksin. Në disa raste, gratë mund të kenë një jetë seksuale normale, të plotësuar, pas shërimit të plagëve nga operacioni.

Zakonisht, heqja e mitrës apo zverkut nuk ndikon në vaginë apo në mundësinë për të kaluar në orgazëm. Vagina mund të jetë pak më e ngushtë se para operacionit, por kjo nuk shkakton probleme me aktivitetin seksual.

Sa kohë një grua ka pasur mjaftueshëm kohë për t’u shëruar, nuk do të ketë hemorragji apo dhimbje. Nëse ka gjakderdhje apo dhimbje gjatë aktivitetit seksual, gruaja duhet të konsultohet me një mjek.

Komplikacionet

Edhe pse shumë gra nuk përjetojnë probleme seksuale pas ndërhyrjes kirurgjikale, disa mund të përjetojnë komplikacione.

Këtu përfshihet:

  • Humbja e dëshirës për të kryer marrëdhënie seksuale. Një grua mund të përjetojë rënie të dëshirës për të kryer marrëdhënie seksuale nëse heq vezoret, për shkak se kjo ndërhyrje shkakton mungesë të estrogjenit.
  • Dobësim të bazës muskulore ngjitur me legenin: Ushtrimet Kegel mund të ndihmojnë në forcimin e këtyre muskujve pas kryerjes së ndërhyrjes kirurgjikale, duke përmirësuar kështu aktivitetin seksual dhe ulur rrezikun për inkontinencë.
  • Tharje vaginale. Disa gra mund të përjetojnë tharje vaginale pas kryerjes së një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e mitrës. Në këtë rast mund të përdorin trajtimin me lubrifikant apo një metodë alternative natyrale, si vaji i kokosit.
  • Ndryshime në ndjesinë seksuale. Disa gra raportojnë për rënie të ndjeshmërisë brenda vaginës gjatë kryerjes së aktit seksual. Kjo nuk ndikon negativisht në mundësinë e gruas për të kaluar në orgazëm, duke qenë se klitori dhe vulva vazhdojnë të jenë shumë të ndjeshëm. Megjithatë, mund të lind nevoja e ndryshimit të pozicioneve apo teknikave për të gjetur gjënë më të përshtatshme pas operacionit.

Këshilla

Një grua e cila ka kryer ndërhyrje kirurgjikale në mitër sigurisht duhet të ketë parasysh disa gjëra para se të kryejë marrëdhënie seksuale.

E para, të mos nxitojë. Kryerja e marrëdhënieve seksuale shumë shpejtë pas operacionit mund t’i shkaktojë dhimbje dhe infeksion. Gruaja duhet të ndjekë rekomandimet e mjekut se kur mund të kryejë marrëdhënie seksuale në mënyrë të sigurt.

Përdorimi i lubrifikantëve. Kjo e bën aktin seksual më të lehtë dhe më të kënaqshëm. Lubrifikimi është sidomos i nevojshëm për gratë që kanë hequr vezoret.

Komunikimi me partnerin. Është shumë e rëndësishme që një grua të flasë me partnerin se si ndihet pas ndërhyrjes kirurgjikale, sidomos nëse ka dhimbje ose nuk ndihet mirë gjatë aktit seksual.

Provoni pozicione të ndryshme. Pozicione të caktuara mund të jenë më komode se të tjerat, sidomos për gratë që po përjetojnë tharje vaginale. Në këto raste, ato mund të eksperimentojnë me pozicione të ndryshme për të gjetur të duhurin.

Burimi: JoTabu.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here