Qentë mund të nuhasin malarien

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Qentë mund të jenë në gjendje të zbulojnë malarien nëpërmjet shqisës së tyre të mprehtë të nuhatjes dhe të ndihmojnë në kurimin e shpejtë të kësaj sëmundjeje, duke shpëtuar kështu mijëra jetë njerëzish, thonë shkencëtarët.qeni

Fondacioni Bill dhe Melinda Gates ka financuar një grup hulumtuesish shkencorë nga Universiteti Durham, Zbulimi Mjekësor i Qenve dhe Shkolla e Higjienës në Londër për të bërë kërkime shkencore në lidhje me këtë çështje.

Shkencëtarët shpresojnë që këta kafshë të arrijnë të zbulojnë aromën e lidhur me këtë sëmundje. Studime të mëparshme kanë sugjeruar se qentë mund të jenë shumë të saktë në zbulimin e kancerit tek njerëzit.

Steve Lindsay, ekspert në zhvillimin e masave për kontrollin e malaries në Shkollën e Biologjisë dhe Shkencave Bio-mjekësore tek Universiteti Durham dhe drejtuesi i këtij projekti, tha: “Hulumtimet e fundit kanë demonstruar se pacientët e infektuar me parazitin e malaries prodhojnë një erë specifike në frymën e tyre që zhduket pas trajtimit të parazitit. Ne dimë që mushkonjat e malaries preferojnë të ushqehen tek pacientët malarikë, që ato i kanë identifikuar shumë mirë prej erës së tyre.

“Nëse qentë mund të përdoren për të zbuluar individët e infektuar me malaria, ata do të mund të trajtohen që në pikat hyrëse të vendeve ku udhëtohet. Përdorimi i qenve ka avantazhin që nuk është invaziv, është i lëvizshëm, nuk kërkon një laborator, testohet në ambient jashtë dhe tek shumë persona. Pra, mund të ndihmojmë shumë që të përshpejtojmë kurimin dhe ta zhdukim këtë sëmundje të tmerrshme tërësisht”, shprehet ai.

Në 2015, u raportuan rreth 214 milionë raste me malaria në të gjithë botën dhe më shumë se 400 mijë vdekje të shkaktuara nga kjo sëmundje.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra