Përshtati në shqip: Blertina Koka
Mund të zëvendësojnë qepën – dhe shkaktojnë lotim të syve po aq sa ajo – megjithatë qepujkat janë perime më vete. Kjo bimë bulbore e familjes së qepës ka një shije më të mirë se simotrat e saj, si qepa dhe hudhra. Ngjyra e qepujkave varion nga e kuqërremta deri në të bardhë, megjithatë janë vetëm dy lloje kryesore të tyre: qepujkat “false”, që janë më të mëdha dhe kanë një aromë më të fortë, dhe qepujkat “e vërteta”, që janë më të vogla dhe me shije më të butë.
Qepujkat thuhet se e kanë origjinën nga Kina rreth 2000 vjet para lindjes së Krishtit, dhe janë përdorur si përbërës kryesor në kuzhinën mesdhetare, franceze, amerikane etj. Ato përdoren zakonisht në sallata të ndryshme, gjellëra, salca, për t’u dhënë atyre një shije të veçantë dhe pa asnjë kalori shtesë.
Qepujkat përmbajnë gjithashtu flavonoide, një lloj antioksiduesi i gjendur tek frutat dhe perimet që mbron trupin dhe mund të ulë rrezikun e zhvillimit të kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. (Hudhra, qepa dhe prasi janë të pasura gjithashtu me lëndë ushqyese që luftojnë kancerin). Plus që një lugë gjelle me qepujka siguron njëherësh kalium, vitaminë A dhe folate.
Ja si të përgatisni mish derri me salcë me qepukja
Për 6 persona
680 gramë mish derri
1 lugë çaji vaj ulliri
Kripë dhe piper
Salca (përgatitni rreth 2/3 kupë)
- 1 lugë aji va ulliri
- 2 lugë paji gjalpë pa kripë
- 4 qepujka, të prera
- ½ kupë me verë të kuqe
- 1-2 lugë çaji hudhër të copëtuar
- 1 lugë gjelle salcë domatesh
- 1 lugë çaji rozmarinë të thatë ose 1 lugë gjelle rozmarinë të freskët të prerë në copa të vogla
Për salcën
- Shkrini gjalpin dhe vajin e ullirit në një tigan me temperaturë të ulët
- Shtoni qepujkat, i përzieni mirë derisa të zbuten dhe të fillojnë të karamelizohen, rreth 8 minuta.
- Shtoni verën dhe uleni pak temperaturën. Më pas shtoni hudhrën, salcën e domateve dhe rozmarinën dhe i përzieni për 1 minutë.
- Në fund e spërkatni me kripë dhe piper.
Për mishin
- Ngroheni sobën në 260 gradë celsius.
- E marinoni mishin e derrit me vaj ulliri, kripë dhe piper.
- E nxehni pak tiganin dhe hidhni vaj gatimi.
- Vendosni mishin e derrit dhe e skuqni në të gjitha anët. Më pas e mbështillni mishin me letër alumini dhe e lini të ziejë në furrë për rreth 5-10 minuta.
- Në fund e prisni dhe e shërbeni së bashku me salcën.
Një racion përmban: 197 kalori, 25 g proteina, 8 g karbohidrate, 5.3 g yndyra, 77 mg kolesterol, 0.5 g fibra, 150 mg sodium. Kaloritë nga yndyra: 24%.
Burimi: Webmd / Shendeti.com.al


