Qeveria britanike dhe Bill Gates investojnë 3 miliardë paundë për të luftuar malarien

Qeveria britanike do të shpenzojë 500 milionë paundë në vit gjatë pesë viteve të ardhshme për të bërë kërkime shkencore se si mund të parandalojnë dhe shërojnë sëmundjen e malaries. Nismës së kësaj qeverie i është bashkuar edhe themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, i cili do të investojë rreth 200 milionë dollarë çdo vit.  Lajmi u bë i ditur nga ministri i financës në Britani, George Osborne, i cili do të merret me menaxhimin e investimeve.

“Në të gjithë botën mbi 1 miliard njerëz janë infektuar me malaria si pasojë e shkaqeve misterioze dhe rënies ekonomike,” tha Osborne gjatë një deklarate për shtyp. “Prandaj , jam i bindur se duke bashkëpunuar edhe me Bill Gates, Britania do të drejtojë botën në luftën kundër kësaj sëmundje,” u shpreh ai.

Në muajin dhjetor, raporti vjetor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregoi se vdekjet kanë rënë ndjeshëm, nga 839,000 në vitin 2000, në 438,000 në vitin 2015. Deri në vitin 2030, Kombet e Bashkuara duan që rastet e reja të prekjes nga malaria dhe vdekjet të bien me 90%.

Gjatë vitit të parë, fondacioni “Bill & Melinda Gates” do të mbështesë kërkimet shkencore që do të bëhen për eliminimin e sëmundjes së malaries.

Përshtati për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka/ Burimi: Reuters

Postime të ngjashme

Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?