Qofte me bizele

Kjo pjatë mund të shërbehet edhe si pjatë e vetme.

Përbërësit  për brumin e qofteve.

  • 500 gr mish i grirë
  • 1 vezë
  • 3 thelpinj hudhre e grirë
  • Pak nenexhik
  • Pak piper
  • Pak kripë
  • ½ lugë gjelle miell
  • ½ lugë gjelle vaj ulliri

qoftePërbërësit për salcën

  • 1 qepë e vogël
  • 1 degë selinoje
  • 5 gjethe borziloku
  • 5-6 lugë vaj ulliri
  • 6 thelpinj hudhre
  • Pak kripë pak piper
  • 300 ml salcë domate
  • 350 gr bizele të ziera

Përgatitja

Për qoftet: i përziejmë të gjithë përbërësit në një enë qelqi. Pastaj i shtojmë pak miell sa të mbledhim brumin dhe pak vaj ulliri. Pasi e mblodhëm mirë, e ndajmë brumin në pjesë të vogla si lajthi. I vendosim qoftet e vogla në një tavë e ndërkohë përgatisim salcën.

Në një tigan me kapak hedhim vaj ulliri dhe qepën e grirë hollë. I kavërdisim mirë e më pas shtojmë selinonë e grirë me grirësin elektrik dhe hudhrën e grirë. I trazojmë mirë e më pas shtojmë salcën e domates. I mbulojmë me kapak dhe i lëmë disa minuta të ziejnë. Më pas i shtojmë 150 ml ujë të ngrohtë dhe sa të fillojë të marrë valë, shtojmë qoftet dhe bizelet.

Të gjitha bashkë i lëmë të ziejnë ngadalë përreth 30 minuta duke e mbuluar tiganin me kapak.

Qoftet me bizele i shërbejmë të ngrohta duke i shoqëruar me feta buke.

Ju bëftë mirë!

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin