Qumështi i bletës dhe vlerat e tij çudibërëse

bleta

Qumeshti i mëmave është produkti i sistemit të gjëndrave të nofullave (mandibulare ) dhe të faringut të bletëve të reja 6-12 ditëshe,me të cilën ushqehet mëma e bletëve, që nga periudha larvare deri në fund të jetës së saj, si dhe larvat deri tri ditore të bletëve puntorë dhe meshkujve. Qumështi i mëmave i filtruar shumë mirë dhe i pasuruar shumë me sekrecionet e gjëndrave të bletëve të reja punëtore.

Përberja kimike:

Karbohidratet
Sheqernat ndeshen mesatarisht në masën 14 % . Prej tyre mbizotërojnë glukoza dhe fruktoza që janë në raport 1:1.

Proteinat
Përmbahen në masn 13% . Në sasi t madhe gjejm aminoacide, si në gjendje të lirë ashtu edhe të kombinuar ,pikerisht nga përmbajtja e lartë e tyre dallohet qumështi i mëmave nga produktet e tjera të bletarisë ,prandaj dhe efekti i tij në mjekësi është mjaft i madh. Në të ushqyerin e njeriut janë të pazëvendësueshme aminoacide si: leucin, izoleucin, lizin, metionin, threonin, fenilalamine, triptofan dhe valinë, të gjitha këto i gjejmë në sasi të madhe në qumështin e mëmave. Përve5 këtyre ai përmban dhe acidet: asperginik ,glutaminik ,si dhe alanin ,cistin ,histidin,arginin, glicin, serin, tirozin, taurin, etj, në sasi më të vogla.

Yndyrnat 
I gjejmë në një sasi prej 5 % . Ndër yndyrnat me sasi më të madhe janë acidet hidrotransdecenik dhe ketotransdecenik që janë treguesit e natyralitetit të qumështit të mëmave në standartet e tij .

Lëndët minerale
Qumështi i mëmave është një nga produktet që shquhet në këtë drejtim ,ndër më kryesoret përmendim kalcium ,fosfor ,squfur ,baker ,hekur , kalium, sicilium.

Vitamina
Kompleksin e vitaminave B(nga B1-B9) nga vitaminat e tjera gjejmë A,C,D,E
Qumёshti i bletёs ndihmon shumё tek fёmijёt nё periudhen e rritjes si dhe personat qё sapo kanё dalё nga sёmundje tё gjata dhe kanё humbje tё fuqisё si dhe dobёsi tё pёrgjithёshme. /Përgatiti për “Shendet+”: Elena Beta

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit