Qytetarët nuk pranojnë të kryejnë pyetësorët. Dalin të dhënat e check-up-it falas

Denisa Canameti

Në një material informues për depresionin, në ditën botërore të Shëndetit, ISHP-ja ka dhënë disa të dhëna edhe për check-up-in. Dihet se pjesë e paketës check-up është edhe pyetësori për matjen e  nivelit të stresit dhe depresionit. Sipas një vlerësimi të shpejtë pranë qendrave shëndetësore të bërë nga specialistët e shëndetit publik, rezuton se shumica e njerëzve nuk pranojnë të kryejnë këtë pyetësor, për shkak të stigmas që e rrethon këtë sëmundje.

“Programi i kontrollit bazë mjekësor 40-65 vjeç (i zgjeruar tashmë edhe në moshat 35-70 vjeç) përfshin mes të tjerash edhe një pyetësor të shkurtër për matjen e depresionit dhe kapjen e trajtimin e hershëm të tij nga mjekët e kujdesit parësor. Ndërkohë që programi po funksionon mjaft mirë me testet e tjera biologjike, nga një vlerësim i shpejtë pranë qendrave shëndetësore, vërehet se shumica e personave nuk pranojnë ta kryejnë pyetësorin e depresionit, mesa duket për shkak të stigmas që e rrethon këtë sëmundje” raporton ISHP-ja.

PAKETA E KONTROLLIT MJEKËSOR BAZË PËRFSHIN:

Vlerësim, këshillim, trajtim dhe ndjekje për faktorët e stilit të jetesës:

♥Ushqyerja;

♥Konsumimi i duhanit;

♥Konsumimi i alkoolit;

♥Niveli i stresit dhe depresionit.

Matje, vlerësim, këshillim, referim dhe ndjekje e parametrave fiziologjikë:

♥Tensioni arterial;

♥Indeksi imasës trupore;

♥Aktiviteti i zemrës (EKG).

Matje, vlerësim, këshillim, trajtim, referim dhe ndjekje e parametrave biokimikë:

♥ Formula e gjakut;

♥Hb, HCT, MCV, MCH, MCHC;

♥Kolesteroli total, HDL kolesterol, LDL kolesterol, trigliceride;

♥Glicemia;

♥Feçe përgjak okult;

♥ Albuminuria, prania e qelizave, cilindrave, kristalevenë urine, azotemi dhe kratinemi;

♥Bilirubinë totale dhe direkte, transaminaza (SGPT, SGOT

 

 

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi