Radhë të gjata për karta shëndeti

Denisa Canameti

Karta e re e shëndetit u prezantua disa ditë më parë. Në Qendrën Shëndetësore të Kamzës rezulton se në orën 8 të mëngjesit kanë qenë regjistruar plot 38 njerëz. “Kemi ardhur që në 6 të mëngjesit për të mbajtur radhën”, shprehen disa persona. Por pse presin aq gjatë? Rezulton se çdo person që zë radhën ka me vete të gjitha dokumentet e familjarëve në dorë. Si rrjedhojë, secili

Kamzë, radhët e pritjes për kartat e shëndetit

Kamzë, radhët e pritjes për kartat e shëndetit

merr 4 ose 5 karta, në varësi të numrit të familjarëve dhe më pas largohet. Punonjësit thonë se nga mëngjesi deri në në orën 14:00 kanë dalë plot 250 karta shëndeti. Kjo ka detyruar punonjësit e qendrës që të shtyjnë edhe oraret. Nën zë ata thonë se edhe për ta është shumë e vështirë, pasi qendra ka vetëm një kompjuter dhe personi që e përdor, është shumë i ngathët.

Kartë shëndeti

Kartë shëndeti

Karta e shëndetit zëvendëson librezën shëndetësore dhe nuk ka nevojë për rinovim. Për të marrë kartën shëndetësore duhen:

-Karta e identitetit: për fëmijët deri në moshën 16 vjeç në mungesën e kartës së identitetit paraqitet certifikata e gjendjes civile ose pasaportë (fotokopje).

-Vërtetim regjistrimi pranë mjekut të familjes, ku personi është i regjistruar.

Dokumentacioni që vërteton kategorinë përfituese dhe afatin e përfitimit.

-Pensionistët: librezë pensioni (fotokopje)

-Invalidët: vërtetim kempi (fotokopje)

-Studentët: vërtetim shkolle (fotokopje)

-Të punësuarit: librezë kontributesh (fotokopje)

-Të papunët: kartelën e papunësisë (fotokopje)

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën