Burnout, depresioni, stresi brenda dhe jashtë zyrës, si dhe lodhja nga Covid-19 ka kontribuar që shumë mjekë të ndihen të pashpresë dhe të dëshpëruar, duke kontribuar në pasjen e medimeve për vetvrasje.
Medscape anketoi më shumë se 13 000 mjeke që ishin të hapur për të ndarë eksperiencat e tyre lidhur me se çfarë i ka shtyrë që të mendojnë vetëvrasjen, si i kanë përballuar këto mendime, si janë munduar të qëndrojnë të qetë mendërisht dhe si i kanë ndihmuar kolegët që kanë patur këto mendime “të errëta”.
Rreth 21% e mjekëve në total thanë se ishin të depresionuar. Nga këto, 24% e kanë të diagnozë të shkruar dhe 64% nuk kanë një diagnozë të shkruar.
“Jam vazhdimisht në depresion dhe po shikoj për një mënyrë për t’ja dalë”- Neurolog
“Nuk kam më entuziazëm për të bërë punën për të cilën mendoja se isha i lindur…. Nuk jam i lodhur nga puna, jam i lodhur nga jeta,” mjek urgjence
Para pandemisë një ekip i Kolegjit Mjekësor “Penn State” realizoi një vlerësim të nivelit të depresionit në sistemin spitalor. Nga ky vlerësim, niveli i depresionit u vlerësua me 10% midis mjekëve. “Tashmë niveli e depresionit, shkon ne 30-33%” tha Danie Shapiro, Profesor në Kolegjin Mjekësor “Penn State”.
Në këtë anketim, rreth 1 në 10 mjekë thanë se kanë patur mendime për të kryer vetëvrasje. Studimet e fundit kanë treguar se shkalla e mendimeve për vetëvrasje midis mjekëve është më e lartë se në popullatën e përgjithshme (7.2% vs 4%).
Këtë vit, patologët, krirurgët e përgjithshëm dhe onkologët ishin në grupin e specialistëve që “kanë vuajtur” më shumë nga mendimet për vetëvrasje.
Është e rëndësishme që të kuptohen faktorët e rrezikut (profesional ) për secilin specialitet dhe sesi ndërveprojnë me faktorët personal të rrizkut që mund të krijojnë “furtunën perfekte” në mendimet për vetëvrasje.
Përshtati në shqip: D.C
Raporti Vazhdon….
Kliko linkun për të lexuar të dhënat e plota



