Reagojnë mjekët: Po mbartim në kurriz shkarkesat psikike të një populli të dëshpëruar

qsut1Rasti i kirurgut të Durrësit që u dhunua nga të afërmit e një pacienti ngjalli jo pak reagime midis bluzave të bardha. Këta të fundit u solidarizuan me mjekun e dhunuar.  Tritan Kalo, mjek infeksionit pranë QSUT-së thekson faktin se “nuk duhet të kujtohemi për asnjë çast të dalim në përkrahje të kolegëve, vetëm kur ndodhin ngjarje të tilla aspak të pëlqyeshme” dhe se “dinjitetin e kemi fituar përditë me punë vetëmohuese dhe politikbërësit tanë nuk munden për asnjë çast ta nëpërkëmbin atë”.

Lidhur me deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë e cila u shpreh se dënonte ashpër dhunën ndaj bluzave të bardha ka reaguar Gëzim Xhepa, pedagog i Fakultetit të Mjekësisë e njëkohësisht kirurg plastik pranë QSUT-së. Ai thekson faktin se e njëjta ministri, që me të ashtuquajturën luftë antikorrupsion inkurajon dhunimin e gryksëve të bardha, aktualisht kërkon vendosjen e drejtësisë”. “Deri kur, si komunitet profesional do të pranojmë dhunimin dhe denigrimin nga të gjithë ngjyrat politike dhe do të mbartim në kurriz shkarkesat psiqike të një populli të dëshpëruar” .

 Përgatiti për “Shëndet+”: Denisa Canameti

Postime të ngjashme

Publikohet lista e spitaleve më të mirë në botë për vitin 2026, mes tyre edhe Anadolu Medical Center
Pse dobësohet shikimi me kalimin e moshës?
Ushqimet që ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak
Simptoma nr.1 që sinjalizon tumor në tru! Mjekët: Nuk duhet ta injoroni
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që paralajmëron kancer të zorrës së trashë
Shkencëtarët zbulojnë se marrja e vitaminës D mund t'ju ndihmojë të jetoni më gjatë! Ja si
Mbi 1,200 kontrolle në klinikat dentare, dokumentacioni higjieno-sanitar, shkelja më e përhapur
5 gabimet që pengojnë humbjen e peshës