Receta bombë që forcon imunitetin tek të rriturit dhe fëmijët

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Nëse nuk e keni imunitetin e fortë ka gjasa të prekeni nga shumë sëmundje. Në këtë postim do t’ju paraqesim një recetë natyrale që ka qënë përdorur kohë më parë për të rritur imunitetin dhe për të parandaluar shfaqjen e sëmundjeve.

receta bombePërbërësit: 100 gr bajame, 100 gr rrush i thatë, 100 gr kajsia të thata, 150 gr arra, 300 gr mjaltë, 2 limonë me lëkurë.

Bluani bajamet, arrat dhe lëkurën e limonit në blender me shpejtësi maksimale. Më pas shtoni kajsitë e thata, rrushin e thatë, mjaltin 2 limonët dhe përziejni derisa të formohet një masë e trashë. Hidheni masën në një kavanoz qelqi dhe lëreni të qëndrojë për 2 ditë në një vend të thatë e të ftohtë. Konsumoni nga një lugë gjelle të përzierjes, në mëngjes esëll. Trajtimi duhet të zgjasë 1 muaj. Fëmijët mbi 3 vjeç mund të konsumojnë nga një lugë çaji të përzierjes çdo ditë./ www.shendeti.com.al / Burimi: healthdigezt /

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit