Receta e gjyshes me 2 përbërës për një buzëqeshje rrezellitëse

zbardhje dhembeshBuzëqeshja është një nga “veshjet” më të bukura të njeriut. Një nga recetat që është përdorur edhe nga gjyshet tona për zbardhjen e dhëmbëve përbëhet vetëm nga 2 elementë të thjeshtë:

1 kokërr limoni

30 gr sodë buke

Procedura:

Përzieni lëngun e limonit me sodën. Nga kjo përzierje do të dalë shkumë si pasojë e aciditetit të limonit. Vendoseni këtë përzierje në dhëmbë me anë të një pambuku dhe lëreni për 1 minutë.

Nëse e përdorni këtë praktikë 1 herë në javë atëherë do të keni rezultate të dukshme. Pasi e keni përdorur këtë metodë, mos konsumoni ushqim për 2 orët e ardhshme.

Shënim: gjithmonë shpërlajeni gojën me ujë të bollshëm pas aplikimit të kësaj maske, sepse aciditeti i krijuar mund të dëmtojë dhëmbët. Mos e përdorni këtë mënyrë më shumë se 1 herë në javë.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës