Receta të vjetra të gjyshërve kundra kollës dhe virozave

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Kolla mund të konsiderohet si një mekanizëm mbrojtës që trupi lëshon për të liruar rrugët e frymëmarrjes nga grimcat e huaja të futura në organizëm për shkak të inflamacioneve e virozave të ndryshme. Kolla mund të ketë forma të ndryshme, ajo mund të jetë e thatë, e dhimbshme, kronike etj. Nëse ajo vazhdon për një kohë të gjatë, mund të tregojë një problem serioz shëndetësor dhe mbi të gjitha bëhet e bezdisshme dhe e padurueshme. Megjithëse në farmaci gjenden një shumëllojshmëri medikamentesh për ndalimin e kollës, kohë më parë gjyshërit tanë kishin mënyrat e tyre alternative për ta zgjidhur këtë problem pa shkaktuar asnjë efekt anësor:

shurup per kollenReceta kundra kollës së thatë: merrni një portokall dhe priteni imët së bashku me lëvozhgën. Në një tenxhere me rreth 300 ml ujë, hidhni portokallin e prerë, 1 lugë gjelle sheqer dhe një lugë çaji sodë buke. Lërini të gatuhen për rreth 30 minuta, derisa të formohet një sasi lëngu i trashë. Merrni 1 lugë gjelle nga përbërja 3 herë në ditë.

Receta kundra kollës kronike: merrni një kokërr mollë, një kokërr qepë, secila perj tyre duhet të jetë rreth 70 gr. Pritini dhe futini në blender sëbashku me 4 lugë mjaltë të papërpunuar. Konsumoni nga një lugë gjelle të kësaj përbërje disa herë në ditë.

Shërbet kundër kollës së thatë e të dhimbshme: hidhni një filxhan sheqer në një tigan dhe lërëni në zjarr të avashtë deri sat ë marrë ngjyrë të errët. Pasi sheqeri të këtë marrë ngjyrë hidhni 2 filxhanë qumësht, përziejni mirë derisa sheqeri të jetë tretur tërësisht dhe qumështi të jetë trashur. Merrni 2 lugë nga përbërja 3 herë në ditë./ Burimi: helathyfoodteam

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit