Kryefaqja Kuzhina Recetë gatimi: Brusketa me domate dhe fasule

Recetë gatimi: Brusketa me domate dhe fasule

0
Shpërndaje

Nga Blerina Bombaj, dietologe

400gr. domate, prerë në kubike

1/2 kupë fasule, të gatuara

1 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër

1 lugë uthull e bardhë

1 lugë rozmarine të grirë

1 lugë caji hudhër e grirë

1 thelpi hudhër, e prerë përgjysmë

12 deri në 16 feta të vogla buke

1 lugë fara pishe

Pak djath parmixhano

Kripë e piper i zi, sipas dëshirës

 

Në një tas vendosni domatet, fasulet, vajin, uthullën, rozmarinën dhe hudhrën e grirë. Marinojeni me pak kripë e piper dhe lëreni mënjanë.

Rrëshqisni hudhrën e përgjysmuar tek secila nga fetat e bukës dhe spërkasni tek këto të fundit pak vaj ulliri. Vendosini më pas për tu thekur.

Pasi ti keni hequr e ti keni lënë të ftohen pak, vendosni tek secila një sasi të barabartë të përzierjes me domate. Shtoni në fund farat e pishës dhe djathin.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here