Recetë gatimi: Kek me mjedra dhe vaj ulliri

Nga Blerina Bombaj, dietologe

Përbërësit

  • 1 2/3 gota miell
  • ½ gotë sheqer (mundësisht nga kallam sheqeri ose kaf)
  • 3 vezë
  • ½ gote vaj ulliri
  • ½ gote qumësht
  • lëkurën dhe lëngun e një gjysmë limoni
  • 200gr mjedra ose qershi ose kajsi
  • 2 lugë kafeje pluhur për pjekje
  • Pak vanilje

Përgatitja

  1. Ndizni furrën në 180 gradë C
  2. Në një tepsi rrumbullake vendosni mjedrat ose frutat që keni preferuar dhe hidhni pak sheqer përsipër
  3. Rrihni vezët me sheqerin
  4. Shtoni vajin, më pas pluhurin pjekës, gradualisht miellin, qumështin, lëngun e limonit, lëkurat e limonit, vaniljen
  5. Piqeni dhe provojeni me thikë deri sa thika të dalë e thatë nga keku.
  6. Lëreni të ftohet dhe kthejeni nga ana e frutave
  7. Mund ta shërbeni edhe me akullore/ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin