Recetë gatimi nga Rolina Naço, dietologe
Për brumin, që është njësoj si ai për biskota
- 2 me 2.5 kupa miell
- 2/3 sheqer
- 2/3 vaj ulliri
- Pak qumësht që të bëhet si brumë pak me i butë se ai i byrekut
- 1 bustine baking powder
- 1 lugë gjelle kurkuma shafran Indie
- 2 vezë
Marmelata është mollë të cilën e pjekim pak në tigan sa të lëshoj aromën, shtojmë 2 lugë sheqer, lëkurën e një portokalli dhe më pas shtojmë lëngun e tij dhe kungullin e zier ose të pjekur. I lëmë të gjithë përbërësit të ziejnë, mund të duhet pak ujë ose më shumë lëng portokalli që të zbutet lëkura dhe nga fundi shtojmë sipas dëshirës sheqer dhe kanellë ose rrush të thatë apo fruta të thata! Ju bëftë mirë! Ëmbëlsohuni shëndetshëm./ Shendeti.com.al


