Recetë gatimi me brokoli, hudhra të pjekura dhe supë pule- super e shëndetshme

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Ka shumë arsye përse brokoli nuk duhet të mungojë në dietën tuaj ushqimore. Kjo perime është një burim i mirë i fibrave dhe vitaminës C, një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për forcimin e imunitetit. Enzimat përbërëse të brokolit ndihmojnë dhe në ngadalësimin e procesit të plakjes. Më poshtë gjeni një recetë kreative, e shëndetshme që duhet ta provoni patjetër.

Brokoli, hudhra të pjekura dhe supë pule

Kjo gjellë e shijshme është  një alternativë e supës së kungullit. Doni që herës tjetër ta gatuani më shpejt? Mjafton vetëm të piqni dy thelpinj hudhër dhe i ruani në frigorifer për t’i përdorur kur të doni.

Përbërësit

  • 1 kokërr hudhër
  • ¼ filxhanë vaj avokado
  • 1 qepë e vogël, e copëtuar
  • 1 ½ brokoli të freskët, e copëtuar bashkë me rrënjët (gati 6 kupa)
  • 1 patate mesatare, e qëruar dhe e prerë në dy pjesë
  • 1 lugë çaji kripë
  • 5-6 kupa supë pule (1 kupë = 240 ml)
  • 1 lugë gjelle uthull molle
  • ½ lugë çaji piper i zi, plus më shumë për zbukurim (sipas dëshirës)
  • ½ lugë çaji mjaltë (sipas dëshirës)
  • 6 lugë gjelle kos dhe majdanoz të freskët, për zbukurim (sipas dëshirës)

Përgatitja:

Hapi i parë

Ngroheni sobën në 200 gradë celsius. Qëroni hudhrat dhe i hapni në një letër alumini. I spërkatni me 1 lugë gjelle vaj. Mbështilleni letrën e aluminit dhe e vendosni në një tepsi për pjekje. I piqni deri sa të marrin një ngjyrë të artë dhe të zbuten. Më pas e hiqni letrën e aluminit dhe lërini të ftohen pak.

Hapi i dytë

Ngrohni 2 lugë gjelle vaj në një tigan të madh me nxehtësi mesatare. Shtoni qepën dhe lëreni të skuqet deri sa të marrë një ngjyrë të artë, rreth 5 minuta. Shtoni brokolin, pataten dhe lugën e vajit të mbetur; spërkateni me ¼ lugë çaji kripë.  I përzieni mirë përbërësit dhe lërini të skuqen për rreth 3 minuta. Shtoni 5 filxhanë supë pule. Rriteni nxehtësinë në maksimum dhe lërini të ziejnë. Më pas e ulni nxehtësinë dhe lëreni të ziejë derisa brokoli dhe patatet të zbuten mirë, rreth 25 minuta. Shtoni thelpinjtë e hudhrës dhe lëreni të ziejnë bashkë me lëngun për 5 minuta.

Hapi i tretë

Kalojeni përzierjen në shtrydhëse. Nëse supa është shumë e trashë, shtoni një tjetër kupë me lëng pule. Përzieni me uthull molle, piper dhe ¾ e lugës së kripës së mbetur, dhe mjaltin nëse dëshironi. Sipër saj mund të hidhni edhe pak kos, piper dhe majdanoz, nëse dëshironi.

 Burimi: Health / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin