Përbërësit:
Për një tepsi mesatare duhen:
- Patate 8-10 kokrra (1.5 kg)
- Gjalpë
- Qepë 2 kokrra mesatare
- Mish i grirë 1 filxhan çaji
- Domate 2 kokrra mesatare ose salcë (1 lugë gjelle)
- Kripë
- Piper
- Dafinë
Për salcën beshamel
- Miell 3 lugë gjelle
- Gjalpë 2 lugë gjelle
- Gjalpë 2 lugë gjelle
- Qumësht 2-3 gota
- Vezë 2 kokrra
- Kaçkavall i grirë 3 lugë gjelle
Përgatitja
Për musaka zgjidhen patate të mëdha. Patatet e pastruara priten në feta, vihen në tavë të spërkatur me vaj, piqen në furrë jo plotësisht dhe skuqen lehtë.
Përgatitet kimaja me qepë të kaurdisura, me mish të grirë, salcë, kripë, piper, dafinë. Në tepsi të lyer me gjalpë vihet një shtresë patatesh, duke e mbuluar mirë fundin e tepsisë që zë mos dalë kima poshtë. Patatet vihen në shtresa afër njëra-tjetrës, pastaj një shtresë kimë, përsipër patate e përsëri një shtresë kime; sipër duhet të jetë shtresa e patateve. Hidhet salca bashmel, sheshohet duke lagur lugën me qumësht ose gjalpë, shtohet kaçkavall i grirë, spërkatet me gjalpë dhe tava futet në furrë.
Musakaja bëhet më e mirë kur patatet skuqen.


