Për ata që nuk e kanë problem qepën, një recetë shumë e shijshme.
Përbërësit për 2 racione:
- 3 vezë
- 1 patate të vogël
- 4 lugë vaj ulliri
- 1 gotë verë qumësht
- 2-3 lugë miell
- 50 gr djathë kaçkavall
Përgatitja:
Grini pataten dhe qepën. Rrahim mirë 3 vezët, hedhim qumështin, miellin, pak piper, kripë, rigon dhe përzieni mirë. Shtoni edhe pak nga djathi i grirë. Hidhni në tigan 4 lugë vaj dhe skuqni për afro 4-5 minuta pataten dhe qepën, duke i përzierë. Nëse keni dhe spec, mund ta shtoni dhe atë. Pastaj shtoni djathin e mbetur dhe përzierjen e omëletës dhe përzieni mirë. Ulni zjarrin dhe e mbuloni me një kapak. Pasi omëleta ka marrë atë ngjyrën karakteristike, do e kuptoni qe është gati. Hiqeni nga zjarri, lëreni të ftohet 5 minuta dhe është gati për të ngrënë./ Shendeti.com.al


