Recetë gatimi: Omëletë me vezë dhe djathë dhie

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj

Ju është mërzitur omëleta e zakonshme? Të gjithëve na është mërzitur. Ja si a bëjmë atë më të shijshme duke shtuar vetëm një përbërës që mund ta gjejmë me lehtësi, djathë dhie.omelete

Përbërësit

  • 3 vezë
  • disa qepë jeshile
  • një gjysmë luge vaj ulliri
  • 30 g djathë dhie
  • pak piper

Përgatitja:

Rrihini vezët sa të përzihen mirë. Shtoni qepët e njoma (normalisht të grira) dhe pak piper të zi. Vendosni një tigan në zjarr, shtoni vajin dhe lëreni tiganin në nxehtësi mesatare. Pasi ai të jetë nxehur, shtoni vezët dhe sigurohuni që masa të jetë përhapur në të gjithë tiganin. Kur omëleta fillon të shkëputet nga fundi I tiganit, grijini sipër djathin e dhisë dhe lëreni sa të shkrijë mbi të. Më pas vendoseni në pjatë dhe është gati për t’u konsumuar. Këshillohet të konsumohet me një sallatë domatesh.

 

 

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin