Nga Erjona Sheme
Përbërësit:
- 300 gr. Oriz
- 300 gr. Kërpudha
- 1 kokërr qepë
- 50 gr. Gjalpë
- 600 ml lëng perimesh
- 1 filxhan kafeje verë të bardhë
- 60 gr. kaçkavall i grirë
- Kripë
- Piper i zi
- Majdanoz
Përgatitja:
Qërojmë qepën dhe e presim hollë. Në një tenxhere hedhim gjalpin dhe shtojmë qepën dhe kërpudha. I kaurdisim për disa minuta dhe më pas shtojmë orizin. E trazojmë mirë dhe e lemë të skuqet pak. E shuajmë me verë të bardhë, dhe pasi ka avulluar vera, shtojmë lëngun e perimeve. Shtojmë pak kripë, e lemë të ziejë për 20 minute me temperaturë të ulët. Pasi ka zierë e heqim dhe i shtojmë djathin e grirë. Më pas e shërbejmë duke i hedhur piper të zi dhe majdanoz./ Love of Cooking


