Nga Viktoria Naço, dietologe – nutricioniste
Mollë e pjekur
- 5 mollë të kuqe
- 6 lugë çaji rrush të thatë
- 2 lugë Stevia ose 5-6 lugë sheqer të zi
- ½ kupë liker
- ½ lugë çaji vaj ulliri për të lyer çdo mollë dhe 1 filxhan uji
Përgatitja
1) Vendosni rrushin e thatë për 20 min në lëngun e likerit.
2) Pasi ke pastruar mollët edhe në brendësi i mbushim me rrushin e thatë – fruta të thatë – Stevia dhe i lyejmë me pak vaj ulliri, vendosini në një tepsi dhe shtoni një filxhan ujë
3) i mbuloni me një letër kuzhine dhe i lini të piqen në 180 gradë për 30-40 min
Kur t’i vendosni në pjatë, mund t’i shtoni edhe kanellë


