Recetë gatimi: Pulë me salcë soje dhe kikirikë

Recetë gatimi nga dietologia Blerina Bombaj: Pulë me salcë soje dhe kikirikë 

Përbërësit

3 lugë salcë soje me pak kripë

3 lugë verë e bardhë

1 thelpi hudhër, të grirë

2 lugë çaji niseshte

1/4 lugë çaji piper të zi

1 lugë çaji sheqer kaf

2 lugë vaj kikiriku

2 rrënjë selinoje, të prera

1/2 kupë kikirikë

1 qepë e njomë e grirë

Përgatitja
Në një tas vendosni 1 lugë salcë soje, 1 lugë vere të bardhë, hudhrën dhe 1 lugë çaji niseshte. Ngjyeni pulën në të.
Në një tas tjetër vendosni 2 lugë salcë soje, 2 lugë vere të bardhë, sheqer, piper të kuq, 1 lugë çaji niseshte dhe 2 lugë ujë.
Në një tigan ngrohni vajin në zjarr të lartë. Kavërdisni pulën për 1-2 minuta, derisa të gatuhet. Vendosni pulën në anë të tiganit dhe shtoni përbërjen e mbetur të salcës. Lëreni të ziejë.
Shtoni selinon dhe kikirikët. Përziejeni derisa të jetë ngrohur e gjitha dhe hiqeni më pas nga zjarri. Në fund, spërkasni qepën e njomë.

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin