Recetë gatimi: Qofte krokante me patëllxhanë

Rolina Naço, dietologe

Përbërësit:

  • 80 gr rrush të thatë
  • 2 patëllxhanë të mëdha
  • 50 gr pisha
  • 150 gr djathë të grirë
  • Lëkura e një limoni
  • 1 lugë e vogël cumin
  • 200 gr bukë të thërrmuar
  • 3 vezë
  • Kripë, piper,vaj ulliri dhe pak miell.

Rrushin e thatë e lëmë për 10 minuta në ujë të ngrohtë, e kullojmë dhe e lëmë mënjanë.
Presim patëllxhanët në copa, i ziejmë në një tenxhere me ujë dhe kripë, i kullojmë nga ujë dhe i lëmë dhe ato menjanë. Me duar mundohemi që të heqim nga patëllxhanët ujin, i presim në copa shumë të vogla. I shtojmë pishat,djathin, lëkurën e limonit, cumin, bukën e thërrmuar, 2 vezë, rrushin dhe kripën me piperin. I përziejmë të gjithë përbërësit shumë mirë. Krijojmë topka të vogla 40 gr dhe i vendosim në një tapsi. I vendosim në frigorifer për 30 minuta.
Pasi i nxjerrim, vendosim në 3 pjata të ndryshme,vezë, në një miell dhe në një bukë të thërrmuar.
Kalojmë çdo topkë nga mielli, të veza dhe në fund të buka e thërrmuar.
Në një tigan të thellë vendosim vaj , dhe i skuqim për 2-minuta. Pasi I skuqim I vendosin në një pjatë me letër kuzhinë që të hiqet sa më shumë vaji.
Mund ta shoqërojmë me pak kos, ku I kemi hedhur sipër pak cumin dhe majdanoz.

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin