Nga Erjona Sheme
Përbërësit:
- 1kg patate
- 1l kos
- 1 tufë majdanoz
- Piper i zi
- Piper i kuq
- Kripë
- 50 gr. gjalpë
- 1 spec i kuq djegës
Përgatitja:
Pastrojmë patatet dhe i vendosim në një tenxhere për të zierë. Kosin e kullojmë pak që të mos jetë shumë i lëngshëm, i hedhim kripë dhe e trazojmë sa të bëhet si krem. Pasi të kenë zierë patatet, i qërojmë, i presim ne feta të holla që t’i shtypim më lehtë. Në enën që kemi patatet hedhim gjysmë speci djegës, piper të zi, piper të kuq, kripë dhe majdanoz. I shtypim me dorë patatet, bashkë me përbërësit e tjerë dhe bëjmë një masë homogjene. Më pas formojmë qoftet e vogla dhe i vendosim në një pjatë me radhë. Sipër ju hedhim salcën e kosit. Në një tigan shkrijmë gjalpin, hedhim gjysmën e specit djegës dhe pak piper të kuq, i skuqim pak bashkë dhe ja hedhim sipër salcës së kosit./ Love of cooking


