Përbërësit:
2 kg speca të kuq
1 kg domate ose salcë domate
5-6 karota
4 lugë gjelle vaj
150 gr. sheqer
3 lugë kripë
1 lugë gjelle piper i kuq
1 konservues
2 lugë uthull
4 thelpinj hudhër
1 tufe majdanoz
Përgatitja:
Si fillim pastrohen specat, karotat dhe domatet, nëse nuk përdoret salcë domatesh. Specat dhe karotat grihen në katrorë të vegjël. Në një enë tjetër grihet domatja në rende dhe vendoset të ziejë me pak kripë derisa të formohet salcë e trashë. Në një tenxhere hidhet vaji dhe fërgohet karota derisa të zbutet pak, më pas shtohen specat dhe skuqen bashkë sa të mos ketë më lëng nga perimet. Në këtë tenxhere shtohet dhe salca e domates. Pasi të ziejnë mirë bashkë, u hedhim kripë, piper, konservues, sheqer dhe uthull. Zihen dhe 10 minuta, dhe më pas lihen të ftohen. Pasi janë ftohur hedhim majdanozin dhe hudhrat. I mbushim në vazo qelqi, dhe më pas vazot valohen me qëllim që të mos marrin ajër. Këtë mund ta përdorim si sallatë turshi dhe si salcë për mish./ Love of Cooking.
