Nga Rolina Naço, dietologe
Përbërësit për një racion:
-gjysmë tufë shparg (asparag)
-një vezë të madhe
-një thelb hudhër të prerë hollë
-1 lugë të vogel vaj ulliri
-1 lugë supe djath kaçkavall të grirë
-pak kripë dhe piper
Presim ¼ e pjesës së poshtme dhe i lajmë mirë. Në një tigan hedhim vajin, hudhrën, kripën, piperin, dhe e bëjmë sote për 10 minuta. Më pas i vendosim në një enë të vogël prej balte, thyejmë sipër vezën dhe hedhim pak kripë dhe piper.
E pjekim në furrë të ngrohur më parë në 190 gradë për 15 minuta (ose deri sa e bardha e vezës të bëhet e fortë).


