Recetë gatimi: Tartë me luleshtrydhe dhe çokollatë

Përbërësit

Për pjesën e poshtme

  • Dy vezë
  • 100 ml vaj
  • 50 gr qumësht
  • Vanilje
  • 5 lugë të vogël me pluhur me pluhur për fryrje
  • 300 g miell

Për kremin

  • 1 litër qumësht
  • 6 lugë plot me niseshte
  • Vanilje
  • 8 lugë me sheqer
  • 3 vezë
  • 1 lugë gjalpë

Për lart

Gjysmë kg luleshtrydhe

Çokollatë të shkrirë

Përgatitja

Rrahim vezët me sheqerin, shtojmë vajin, qumështin, vaniljen dhe në fund miellin e përzier me pluhurin për fryrje.

Nëse brumi na del i butë, shtojmë pak miell akoma. Brumin e vendosim në tepsinë që do pjekim tartën. E pjekim në 180 gradë 15-20 min. Përgatisim kremin. Të gjithë përbërësit e kremit i vendosim në një tenxhere në zjarr.

Që nga momenti që i vendosim, i trazojmë vazhdimisht sa të bëhet kremi. Kremit i hedhim gjalpin dhe e vendosim në një enë të ftohet, duke e mbuluar me letër celofani që të mos zërë cipë.

Kur të ftohet, e trazojmë mirë përsëri dhe mbushim tartën. E zbukurojmë me luleshtrydhe të zhytura në çokollatën e shkrirë.

Fantastike miqtë e mi!

 

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme
Noodles …mos i dënoni kaq rëndë fëmijët tuaj
A duhet zëvendësuar një vakt me një smoothie?
Pse kjo supë mund t'ju ndihmojë të jetoni gjatë
Përpara se të vazhdoni me receta, lexoni sa të shkëlqyera janë kërpudhat për organizmin