Nga Erjona Sheme
Përbërësit:
- 250 gr. miell
- 150 gr. gjalpë
- Kripë
- 2 lugë gjelle ujë të ftohtë
- 100 gr. sheqer
- 2 vezë
- 2 lugë niseshte
- 1 pako vanilje
- Fruta, fara sipas dëshirës për mbushje
Përgatitja:
Në një enë hidhet mielli, kripa, uji, vanilja dhe gjalpi. Përzihen mirë, derisa brumi të jetë gati për t’u hapur petë. Më pas hapet peta, dhe vendoset zakonisht në formë rrumbullake. Piqet për 20 minuta.
Nga ana tjetër në një tenxhere hidhet sheqeri, 3 portokajtë e shtrydhur, niseshteja dhe vezët. Përzihen mirë dhe trashet në zjarr derisa bëhet krem.
Pastaj hidhet kremi i portokallit mbi brumin e pjekur, dekorohet me fruta dhe fara, sipas dëshirës, më pas lihet dhe pak në furrë të nxehtë sa të vërë një cipë të hollë. Tani është gati. Ju bëftë mirë!


