Kryefaqja Mjekësi Alternative Recetë për uljen e temperaturës

Recetë për uljen e temperaturës

0
Shpërndaje
eukalipt gjethe
Gjethet e ekualiptit

Ekualipti rritet pothuajse në të gjithë kontinentet, por në Evropë ka ardhur nga vendlindja e tij, Australia. Është pemë e rëndësishme me përdorim të gjerë. Rritet nga 30 deri në 100 metër lartësi me një thellësi të rrënjëve prej mëse 35 metër. Me gjethe të gjata, ai lëshon lule sferike me kurorë të bardhë. Ekualipti është dru shumëvjeçar dhe shumë i fortë, ndaj përdoret gjerësisht në ndërtim për mobilje, prodhimin e letrës etj. Lulëzon në muajin mars.

Gjethet e ekualiptit përdoren gjerësisht në industrinë mjekësore dhe të aromave, sepse cilësitë e tyre shëruese janë mjaft të njohura.

Rekomandohet që gjethet e tij të mblidhen sidomos në muajin maj, sepse atëherë bartin në vetvete vetitë më të mira kurative.

Receta për uljen e temperaturës

Merren 10-20 gr gjethe dhe zihen në një gotë ujë. Kjo përftesë pihet nga një gotë në mëngjes dhe pasdite dhe shërben gjithashtu në kurimin e bronkiteve, rrufës, gripit, pezmatimit të fshikëzës së urinës dhe temperaturave të përsëritura.

Aroma e ekualiptit ndikon mirë edhe në shërimin e astmës dhe kollës kronike.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here