Kryefaqja Lajm kryesor Refluksi, dieta për përmirësimin e simptomave

Refluksi, dieta për përmirësimin e simptomave

0
Shpërndaje

Valdete Malaj, mjeke gastrohepatologe

Refluksi gastroezofageal nënkupton rikthimin e lëngjeve gastrike në ezofag dhe në gojë gjatë ose pas ushqyerjes. Nganjëherë këto lëngje përfundojnë dhe në mushkëri. Kjo bën që pacientët të kenë kollë për një kohë të gjatë, pra pacienti vjen me ankesa pulmonare, i adresuar nga pneumologët, kur nuk gjejnë një shkak për kollën.

Ka refluks që kuptohet nga vetë pacienti, por ka dhe reflekus që nuk kuptohet nga pacienti. Kur kuptohet nga pacienti, ky i fundit e ndien sidomos pas ngrënies, ka gromsitje, rikthim të lëngjeve, nganjëherë dhe ushqime në gojë.

Ka raste që reflekusi nuk kuptohet, dhe këto raste janë më të vështira për t’u diagnostikuar. Ka raste që vijnë të referuar nga pneumologët. Gjithashtu këto pacientë referohen edhe nga mjekët ORL, pasi ngacmohet fyti , pasi aciditeti i stomakut është shumë i lartë.

Ushqimet që hani ndikojnë në sasinë e acidit që prodhon stomaku. Të ngrënit shëndetshëm është çelësi për të kontrolluar sëmundjen e refluksit gastroezofageal (GERD), një formë e rëndë dhe kronike e zbaticës së acidit.

Simptomat e zakonshme të refluksit gastroezofagal përfshijnë:

  • Ndjesi djegieje në gjoks , zakon isht pas ngrënies, e cila mund të përkeqësohet gjatë natës.
  • Pneumoni dhe bronkite të shpeshta (për shkak të aspirimit të lëngjeve të stomakut në rrugët e frymëmarrjes)
  • Dhimbje gjoksi
  • Vështirësi gëlltitje
  • Kthimi i ushqimit ose lëngut të thartë në gojë
  • Ndjesia e një gunge në fyt
  • Të vjella

Nëse keni refluks gjatë natës, mund të përjetoni gjithashtu:

  • Kollë kronike
  • Pezmatim të fytit
  • Marrje fryme
  • Pagjumësi (gjumi del herë pas here natën)
  • Duhet të shkoni te mjeku:

Kërkoni kujdes mjekësor të menjëhershëm nëse keni dhimbje gjoksi, ose dhimbje të nofullës ose krahut. Këto mund të jenë shenja dhe simptoma të një sulmi në zemër.

Gjithashtu, duhet të konsultoheni me mjekun, nëse: Përjetoni simptoma të rënda ose të shpeshta të refluksit gastroezofageal

Testet më të shpeshta për të diagnostikuar refluksin gastroezofagal janë:

 

Skopi me kontrast e stomakut. Me anë të rrezeve X mund të shihen dëmtimet dhe funksioni i sfinkterit të poshtëm kardio-ezofageal (SPCE), stomakut ose të zorrëve. Për të bërë këtë ekzaminim fillimisht do të pini një lëng në ngjyrë të bardhë që quhet barium, kontrast i cili ndihmon në marrjen e imazheve nën rrezet X (rontgen).

Doktori nuk mund të vendosë diagnozën vetëm nëpërmjet skopisë me kontrast por kjo e fundit ndihmon në përjashtimin e problemeve të tjera serioze që japin të njëjtat probleme si refluksi.

Ph-metria ezofagut. Një tel I hollë me sensor acid në majë të tij futet nëpërmjet hundës deri në pjesën e poshtme të ezofagut. Ky tel tregon praninë dhe mat sasinë e lëngut acid të stomakut të kthyer në ezofag. Gjithashtu tregon praninë e acidit në ezofag kur fëmija është duke qarë, kollitet apo kur përkulet nga mbrapa.

Endoskopia (gastroskopia)

Përpara kësaj procedure, pacientit i bëhet një sedativ (gjumëdhënës venoz). Pastaj i futet një tub të hollë fleksibël i cili kalon nëpërmjet gojës, vazhdon në ezofag, hyn në stomak dhe në fillimin e zorrës së hollë në duoden (zorrën dymbëdhjetëgishtore). Në majën e tij ai ka një kamerë dhe një dritë. Gjithashtu, në brendësi të tij ai ka një kanal ku mund të kalojnë mjete të tjera ndihmëse për mjekun gjatë ekzaminimit si për shmebull pincë biopsie dhe lak për të nxjerr trupat e huaj etj.

Me anë të këtij ekzaminimi doktori mund të vlerësojë imtësisht mukozën e ezofagut, stomakut dhe duodenit .Gjithashtu, gjatë ekzaminimit ai mund të marrë disa qeliza për ekzaminim të mëtejshëm (biopsi). Ekzaminimi i këtyre qelizave me mikroskop e ndihmon doktorin që të shoh dëmtimet që ka shkaktuar.

Faktorët e rrezikut

Kushtet që mund të rrisin rrezikun e refluksit gastroezofageal përfshijnë:

  • Hernia hiatale
  • Shtatzënia
  • Duhanprija
  • Të ngrënit me sasi të mëdha ose të ngrënit natën
  • Ushqime të caktuara si: ushqimi i yndyrshëm ose i skuqur
  • Pirja e pijeve të caktuara, të tilla si alkooli ose kafeja
  • Marrja e barnave të caktuara

Ushqime që mund të ndihmojnë në uljen e simptomave

Perimet

Perimet kanë një nivel të ulët të yndyrnave dhe sheqerit, duke ndihmuar kështu në uljen e acidit

të stomakut. Mund të përmendim: brokoli, lulelakër, zarzavate me gjethe, patate dhe tranguj.

Xhenxhefil

Xhinxheri ka vetitë anti-inflamatore natyrore, dhe është një trajtim natyral për urthin si dhe probleme të tjera gastrointestinale.

Bollgur

Bollgur është i preferuar mëngjes, pasi është një burim i shkëlqyer i fibrave. Bollguri mund të thithë acidin në stomak dhe të zvogëlojë simptomat e refluksit.

Frutat

Pjepri, bananet, mollët dhe dardhat

Mish

Është i preferuar mishi i pulës, gjeldeti, peshku dhe prodhimet e detit, pasi kanë nivel të ulët të yndyrnave të ulët.

Bardhë vezë

E bardha e vezëve është një opsion i mirë.

Yndyrna të shëndetshme

Burim i yndyrave të shëndetshme janë: avokado, arra, vaji i ullirit, vajit i susamit dhe vaj luledielli.

  1. Ndalohet pirja e duhanit dhe alkoolit.
  2. Ndalohet përdorimi i çamçakëzëve dhe i karameleve me mente
  3. Mos u shtrini menjëherë pas ushqimit dhe shmangni darkat e vona.
  4. Shmangni veshjen e rrobave të ngushta dhe përkuljet mbas ushqyerjes.
  5. Hani pak dhe shpesh
  6. Humbni në peshë në qoftë se jeni mbipeshë.
  7. Kokën e krevatit ku flini duhet ta mbani disa centimetra më të ngritur.
  8. Ushqimet e mëposhtme rëndojnë refluksin ndaj duhen të shmangen;
  9. Ushqimet e yndyrshme
  10. Pikantet dhe mente
  11. Çokollatat
  12. Fastfoodet

Në qoftë se medikamentet dhe këshillat në dietë nuk e përmirësojnë situatën, atëherë rekomandohet kirurgjia, edhe pse tek fëmijët ndodh shumë rrallë. Në qoftë se tek të rriturit rekomandohet kirurgjia, atëherë kryhet fundoplikacioni, ku pjesa e sipërme e stomakut rrotullohet rreth sfinkterit të poshtëm kardio-ezofageal (SPCE-së.)

Kjo ndërhyrje shton presionin e SPCE-së dhe redukton kthimin e lëngjeve acide./ Shendeti.com.al

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here