Refluksi gastro-ezofageal tek fëmijët

Lindita Cipi, pediatre, Spitali Amerikan

Sëmundja e refluksit gastro-ezofageal është sëmundja më e shpeshtë e ezofagut dhe ka te bëjë me rikthimin e sekrecioneve të stomakut në ezofag.

Ezofagu është një tub muskular që sipër kufizohet me farinksin dhe poshtë me stomakun nëpërmjet 2 sfinkterave (valvulave). Ai ka si detyrë të kalojë ushqimin nga goja në stomak. Në momentin e kalimit të ushqimit nga pjesa e poshtme e ezofagut në femije i semurestomak, muskujt e tyre relaksohen, perkohësisht,  ( lëshohen) dhe bëjnë të mundur kalimin e tij. Gjatë kësaj kohe ajri i gëlltitur ose një pjesë e ushqimit mund të kaloje nga stomaku në ezofag. Ky quhet refluks gastroezofageal fiziologjik. Kjo mund të ndodhë 5 herë deri në 1 orë pas ngrënies. Në rast se procesi i përkohshëm i lëshimit të muskujve të pjesës së poshtme të ezofagut ndodh jashtë procesit të gëlltitjes (ngrënies), quhet refluks patologjik.

Tek latantet sfinkteri i poshtëm i ezofagut është i pa maturuar (formuar mirë), dhe deri në maturimin e tij kemi kthim fiologjik të ushqimit. Kthimi i ushqimit rregullohet në 80% të fëmijëve brenda 6 muajve të parë të jetës, dhe 90% deri vitin e parë të jetës.

 

Femijët me refluks mund ta nxjerrin  ushqimin me force ose jo, mund ta sjellin deri në gojë dhe ta gëlltisin prapë. Mund ti zerë lemza ose të kenë gromësima. Fëmijet me refluks janë të lumtur megjithëse pas kthimit të ushqimit mund të jenë të uritur. Episodet e kthimit të ushqimit mund të jenë nga një herë deri në disa herë gjatë ditës.

 

Në rast se ndodhin ndërlikime për shkak të refluksit atëhere duhet konsultuar me mjekun.

Ndërlikimet mund të jenë mos shtimi në peshë, sëmundjet e mushkërive ( apnea, ose pneumonia aspirative), ezofagiti ( fëmija është i irrituar, refuzon ushqimin, harkon trupin, bën gëlltitje herë pas herë, jashtë ushqyerjes). Shumica e këtyre simptomave zhduken vetë pas moshës 12-24 muajshe.

Fëmijët më të mëdhenj mund të ankohen për dhimbje barku ose kraharori. Në varësi të moshës mund të kemi ndërlikime si kollë, stridor, apnea , sinuzite, infeksione të veshit, zë të ngjirur.

Trajtimi.

Refluksi fiziologjik trajtohet me masa konservative si mënyra si mbahet fëmija kur ushqehet, shpeshtësia dhe sasia e ushqyerjes, mbajtja ne krah perreth 10-20 minuta pas pirjes. Mund të trashet qumështi me miell orizi ose drithëra.               Fëmija kur fle mund të vihet në një dyshek që e ka pjesën e kokës pak të ngritur, jo në jastëk të lartë.

Për fëmijët më të rritur duhen shmangur ushqimet acide si domate, cokollata, pijet me gaze.

Në rast se këto masa nuk funksionojnë atëherë merret mjekim medikamentoze.

 

Postime të ngjashme

Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)
Kur duhet të konsiderojnë pacientët me obezitet trajtimin me medikamente për humbjen e peshës
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
Nga PMOS te disa lloje kancerash: Sëmundjet që u kanosen grave për shkak të obezitetit
Mjekja shpjegon pse vajzat dhe gratë kanë oreks të shtuar para ciklit menstrual
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh