Rekomandimet e fundit ushqimore: Yndyrnave ju hiqet limiti dhe i vendoset limit sheqerit

dieta ushqimoreRekomandimet e fundit dietetike që vijnë nga komuniteti më i madh shkencor në këtë fushë, kanë hequr limitin nga sasia rekomanduar e yndyrnave në dietë dhe kanë vendosur kufizim për sheqerin e shtuar në ushqimet e përditshme. Këto rekomandime, në vija të përgjithshme konsistojnë në:

1. rritjen e konsumit dhe larmisë së perimeve të seicilit prej nëngrupeve: gjethe me ngjyrë jeshile të thellë, ngjyrë të kuqe dhe portokalli, fasule dhe thjerrza, patate dhe bizele, etj.
2. rritjen e konsumit të frutave të plota (jo të shtrydhura, jo të qëruara)
3. të paktën gjysma e sasisë së drithrave të jetë me drithra të plotë, të papërpunuar
4. konsumin e bulmetit me pak yndyrë si djathi i dhisë, kosi, dhe qumështi
5. konsum të larmishëm të proteinave si peshk dhe prodhime deti, mish të kuq pa dhjamë, mish pule, vezë, fasule, fruta të thata, fara dhe produkte soje.
6. konsumin e vajit cilësor
Në këtë raport, mungon theksimi i nevojës për të limituar konsumin e mishti të kuq, nënprodukteve të tij dhe pijeve freskuese, gjë që ka hapur një debat të fortë në Amerikë. Shkencëtarët e akuzojnë institucionin përkatës si të korruptuar nga kompanitë e mishit dhe të pijeve freskuese dhe e cilesojnë këtë raport si të pandershëm ndaj popullit amerikan!
Prandaj, unë them se zgjidhja dhe zgjedhja më e mirë për ne shqiptarët mbetet dieta jonë mesdhetare. Blerina Bombaj, dietolge

Postime të ngjashme

Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve
6 shenja që tregojnë se nuk po pini ujë të mjaftueshëm