Rëndësia e frymëmarrjes me bark

Përgatiti: Arlinda Gjypi

Frymëmarrja me bark (diafragmatike) realizohet duke kontraktuar diafragmën, një muskul i vendosur horizontalisht mes pjesës së kraharorit dhe Frymemarrja me barkstomakut (plaçkave të barkut, do të thonin të vjetrit). Ajri hyn në mushkëri dhe barku zmadhohet gjatë kësaj lloj frymëmarrjeje. Kjo frymëmarrje e thellë realizohet përmes zgjerimit të abdomenit (barkut) dhe jo me zgjerim kraharori. Konsiderohet të jetë mënyra më e shëndetshme për të marrë frymë dhe gjithashtu vlerësohet shumë në trajtimet alternative (popullore).

Frymëmarrja me bark këshillohet shumë në joga dhe tai çi, si një mënyrë për të përmirësuar qarkullimin e gjakut, por edhe për të qetësuar mendjen. Ndaj këshillohet që frymëmarrja të zhvendoset nga kraharori në pjesën e barkut.

Për ta mësuar këtë, vendosni duart mbi bark dhe nxirrni frymë. Pastaj merrni frymë duke fryrë barkun. Mbajtja e duarve mbi bark ju ndihmon, pasi stimulon trurin që ta zhvendosë atje frymëmarrjen. Kjo frymëmarrje mësohet më lehtë kur jeni shtrirë.

Frymëmarrja diafragmatike është shumë e këshilluar edhe nëse merreni me sport.

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi