Rëndësia e vitaminës K në organizëm. Ja tek cilat ushqime mund ta gjejmë atë!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

kwVitamina K është quajtur edhe anti hemorragjike ose vitaminë koagulimi. Emërohet sipas fjalës latine për ndalimin e gjakderdhjes – coagulatio. Vitamina K është shumë e rëndësishme dhe e nevojshme në procesin e koagulimit të gjakut. Çdo mangësi e vitaminës K mund të shkaktojë ndryshime hemolitike të shumta. Vitamina K së bashku me vitaminat A, E dhe D i takojnë grupit të vitaminave të tretshme. Kjo është arsyeja pse prania e yndyrës në zorrë është e rëndësishme për absorbimin e vitaminës K dhe të ushqimit.

Vitamina K është njohur edhe si K1, K2 dhe K3 mirëpo ky lloj klasifikimi është mënjanuar me kalimin e kohës. Të gjitha llojet e Vitaminës K bëjnë pjesë ne grupin e madh kimik të substancave të quajtura Naftokinone e cila pastaj përfshin dy tipa bazë të Vitaminës K: tipi I parë i quajtur Fitokinone, që prodhohet nga bimët dhe tipi i dytë i quajtur Manakinone që prodhohet nga bakteret.
Rreth 90% te Vitaminës K që ne marrim i takon tipit të Fitokinoneve dhe afro gjysma e kësaj përqindje arrihet nëpërmes perimeve me fletë të gjelbra në të errët.Vitamina K është e rëndësishme në parandalimin dhe trajtimin e:
• Terapisë antikoaguluese
• Frakturat e Kockave
• Insuficiencën kronike të Mëlçisë
• Fibrozën cistike
• Ngurtësimin e Arterieve
• Sëmundjet inflamatore të Zorrëve
• Kancerin e Mëlçisë
• Kancerin e Pankreasit
• Gurët në Veshka
• Nauzenë dhe vjelljen gjatë shtatëzanisë
• Osteopenia (humbja e kockës)
• Osteoporoza (zvogëlim i densitetit të kockës)
• Trombozën

Vitaminën K mund ta gjejmë tek perimet me gjethe jeshile, si spinaqi, lakrat, lulelakra, por edhe bizelet dhe shpargujt. Këtë vitaminë mund ta gjejmë tek fasulet dhe bathët në tërësi apo ushqime si soja, ullinjtë, mishi, drithërat dhe qumështi .

Burimi: minerals-vitamins/http://shëndeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?