Alopecia është rënia e flokëve. Ajo shkaktohet nga arsye të ndryshme, duke përfshirë edhe dëmtimin e gjendrës së flokut. Infeksionet fungale gjithashtu shkaktojnë rënie flokësh. Ka dy lloj alopecie: alopecia areata, kur sistemi imunitar
gabimisht sulmon gjendrat e qimeve dhe shkakton rënie në gjithë trupin, dhe alopecia angrogjenetike, një gjendje e trashëguar ku flokët e kokës bien.
Rreth 60% e njerëzve që vuajnë janë meshkuj. Rënia e flokëve e shkaktuar nga alopecia adrogjenetike është e përhershme.
Terapitë plotësuese dhe alternative
Këto terapi janë një sukses i vogël në trajtimin e rënies së flokëve te meshkujt.
Ushqimi dhe shtesat ushqimore
Për alopecinë areata
Bitona dhe mineralet që gjenden tek algat blu e jeshile mund të promovojnë rritjen e flokëve. Disa profesionistë të kujdesit shëndetësor sugjerojnë përdorimin e biotinës dhe zinkut aspartate për të trajtuar alopecinë areate tek fëmijët. Sidoqoftë, nuk ka të dhëna se biotina do t’ju ndihmojë nëse ju tashmë merrni mjaftueshëm biotinë në ushqim. Biotina gjendet tek karrotat, domatet, marulet etj.
Për alopecinë androgjenetike
Beta-sitosteroli dhe frutet e palmës (ang. saw palmetto – nuk duhet ngatërruar me palmat e mëdha që shohim në rrugë) duket se ndihmojnë për rritjen e flokëve tek meshkujt. Në një studim të meshkujve që morën këtë kombinim, patën më tepër sukses se meshkujt që morën placebo. Nëse merrni mjekim të tjera, veçanërisht terapi hormonesh, flisni me doktorin tuaj para se të përdorni këtë kombinim. Palma mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes, sidomos nëse përdorni hollues gjaku, si aspirina.
Bimët
Përdorimi i bimëve është një mënyrë shumë e mirë për forcimin e trupit dhe trajtimin e sëmundjes. Gjithsesi, bimët mund të nxisin efekte anësore dhe të ndërveprojnë me bimë të tjera, shtesat ushqimore ose me mjekimin që po merrni. Për këtë arsye gjithnjë duhet të merrni kura bimore duke u konsultuar më parë me mjekun tuaj.
Aromaterapia: Një studim ka treguar se masazhimi i skalpit të kokës me një kombinim të vajrave të ndryshëm, duke përfshirë livandon, rozmarinën, trumzën dhe drurin e kedrit, përmirësonte rritjen e flokëve. Meqë vajrat esencialë mund të jenë toksikë, ato përzihen me vaj tjetër, në këtë rast me vajin e jojobës ose të farave të rrushit, para se të vihen në lëkurë. Shtoni 3-6 pika vaji esencial në një lugë gjelle vaji jojoba ose vaji të farave të rrushit. Masazhojeni skalpin çdo ditë.
Masazhi: Masazhi terapeutik rrit qarkullimin e gjakut (duke sjellë më shumë gjak në skalp) dhe ul stresin. Masazhimi i skalpit duke përdorur vajrat esencialë të rozmarinës, livandos, trumzës dhe drurit të kedrit rrit qarkullimin e gjakut.
Duhet pasur parasysh
Disa meshkuj që përdorin ilaçin finasteride (propecia) mund të kenë rënie të dëshirës seksuale ose probleme të ereksionit. Gjithashtu ka një lidhje mes rënies së flokëve nga alopecia androgjenike dhe një rritje të rrezikut të kancerit të prostatës. Flisni me doktorin tuaj.
Nëse jeni shtatzënë, prisni ta trajtoni alopecinë derisa të keni lindur fëmijën./ Arlinda Gjypi, Shëndet+/ Marrë nga Universiteti i Marilendit



