Rigoni, përfitimet dhe efektet anësore në shëndet

Për çfarë është i mirë rigoni dhe si ndikon në shëndet?

Rigoni nuk është thjesht një barishte që përdoret për të shijuar ushqimet; është i njohur edhe për përfitimet shëndetësore dhe përdoret si ilaç shtëpiak për shumë sëmundje. Megjithatë, ka mungesë të provave shkencore për të mbështetur përfitimet shëndetësore të rigonit.

Fitonutrientët, veçanërisht karvakroli në rigon janë përgjegjëse për vetitë anti-inflamatore, antioksiduese dhe forcimit të imunitetit.

Disa studime sugjerojnë se fitokimikatet e ndryshme në rigon mund të ndihmojnë në lehtësimin e kollës dhe në luftimin e infeksioneve. Disa besojnë se është gjithashtu i mirë për zorrët, ndihmon me tretjen.

Rigoni përmban minerale të ndryshme (si kalcium, magnez, hekur, fosfor, natrium, kalium dhe selen), vitamina (të tilla si vitaminaC, K, A dhe E, folate dhe vitamina B), dhe komponime të tjera të dobishme, si luteina, zeaxanthin, timol dhe carvacrol që veprojnë si antioksidantë.

Përfitimet e mundshme të rigonit

Rigoni përdoret për disa qëllime mjekësore, megjithëse nuk ka prova të mjaftueshme për të matur efektivitetin e rigonit në këto përdorime:

-Shërimi i plagës pas një dëmtimi të vogël

-Infeksionet parazitare të zorrëve

-Probglemet e lëkurës, të tilla si

-Artriti

-Alergjitë

-Dhimbje të fytit

-Çështjet e frymëmarrjes që lidhen me kollën, astmën , kongjestionin e hundës dhe bronkitin

-Probleme të tilla si nauze , fryrje dhe dispepsi

-Nivelet e larta të kolesterolit në gjak

-Dhimbje menstruale

-Dhimbje në muskuj dhe kyçe

-Infeksionet e traktit urinar

-Ftohja

-Depresioni

-Diabeti

A ka ndonjë efekt anësor nga rigoni?

Rigoni, si në formë gjetheje ashtu edhe në formë vaji, është përgjithësisht i sigurt kur konsumohet si ushqim, megjithëse është më mirë të flisni me një mjek përpara se të merrni vajin e rigonit për përfitimet e supozuara shëndetësore.

Në përgjithësi, efektet anësore të mundshme janë të vogla dhe mund të përfshijnë:

-Shqetësim i lehtë i stomakut

-Reaksione alergjike , nëse jeni alergjik ndaj bimëve nga familja e mentes (si borziloku, sherebela, nenexhiku, livando dhe borziloku)

-Irritimi i lëkurës, nëse vaji i rigonit aplikohet  në përqendrime më të mëdha se 1%

-Rigoni mund të ngadalësojnë koagulimin e gjakut tek njerëzit që marrin ilaçe  (të tilla si aspirina , klopidogreli, heparina , enoksaparina).

-Gratë shtatzëna dhe nënat gjidhënëse duhet të shmangin përdorimin e rigonit si ilaç.

Përshtatur nga medicinenet.com

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit