Rizoto me gështenja për 4 persona
300 gr oriz- 200 gr gështenja
- çerek qepe e bardhë
- gjysmë gote verë e bardhë
- 2 lugë vaj ulliri
- 1 pako gjalpë të vogël,
- kripë
- piper
- ujë perimesh
- 1 tufë majdanoz i grirë imët.
Përgatitja
- Qërohen gështenjat dhe i vëmë të ziejnë me ujë të ftohtë për 20-30 minuta. Duhet të jenë jo shumë të ziera. Më pas i heqim nga zjarri dhe u zhveshim cipën kafe.
- Në tigan hedhim vajin e ullit, qepën dhe, pasi qepa merr ngjyrë, hedhim orizin. I trazojmë mirë për 4-5 minuta, pastaj shtojmë verën.
- Kur vera avullon, fillojmë dhe shtojmë nga pak lëng perimesh dhe kështu vazhdojmë derisa të kuptojmë që orizi ka zier.
- Në fund, hedhim gështenjat, i përziejmë, hedhim piperin dhe majdanozin.


