Për 1 kg mish tul duhen:
qepë 2 kokrra;- karota 2 copë;
- yndyrë 4-5 lugë gjelle;
- hudhra 5-6 thelpinj;
- kripë;
- piper;
- verë gjysmë gotë uji;
- vezë 2-3 kokrra;
- fletë dafine
Roleja mund të përgatitet me mish viçi, derri, zakonisht nga pjesa e shpatullës. Mishi zhvishet nga kockat, pastrohet nga cipa, hapet ne tavolinë dhe rrihet pak me rrahëse mishi ose me satër që të sheshohet; njëkohësisht mishi hollohet dhe zbutet, spërkatet me kripë, piper, hudhra të shtypura; në ndonjë rast mund të vendosen për së gjati njëra pas tjetrës dhe vezë të ziera ose karota për zbukurim ose dhe thjeshtë pa to.
Mishi mblidhet me kujdes në formë roleje pastaj lidhet fort me spango. Roleja e përgatitur vendoset në tavë të thellë, i hidhet kripë, piper, yndyrë dhe vihet në furrë për t’u pjekur. Roleja piqet njëlloj si rostoja. Pas pjekjes hiqet nga tava, ftohet pak, i hiqet spangoja dhe pritet në feta.
Tava vihet mbi zjarr, i shtohet pak ujë, kripë, piper, fletë dafine, zihet edhe pak për të avulluar lëngu i tepërt, kullohet dhe përdoret kur shërbehet. Roleja shërbehet njëlloj si rostoja, dmth me pure patatesh, patate të fërguara ose me perime të tjera të ndryshme, të ziera dhe të kaluara në tigan me pak yndyrë. Të gjitha këto vendosen rreth e qark mishit. Mishi dhe garnitura e tij në fund spërkaten me lëngun (salcën e përgatitur).


