Përbërësit për 4 – 5 persona
- 6 – 7 kokrra patate (1 kg)
- 2 filxhanë qumësht
- 2 lugë gjelle gjalpë
2 kokra vezë- 1 filxhan çaji mish të grirë
- 3 kokrra qepë
- 4 – 5 lugë gjelle vaj
- Piper, majdanoz i grirë hollë, kripë
- 3 – 4 lugë gjelle galetë
- Salcë për servirje, sipas dëshirës
Përgatitja
- Patatet zihen dhe përgatitet një pure e fortë (duke i kaluar në shtrydhëse ose makinë mishi, pastaj përzihen me qumësht, gjalpë, vezë, kripë, piper dhe majdanoz të grirë).
- Përgatitet një kima e trashë me mish të grirë e qepë, hidhen domate ose salcë, kripë, piper, majdanoz, për ta lidhur i hidhet dhe vezë.
- Merret një letër, mundësisht oleato, lyhet me pak gjalpë (në mungesë përdoret letër e zakonshme e cila lyhet me vaj) mbi të vendoset pureja në shtresë 0.5 cm dhe hidhet mbi të kima e përgatitur.
- Më pas e mbledhim në formë roleje.
- Hapet letra, lyhet me të verdhë veze, të holluar me pak ujë, pudroset me galetë, mblidhet përsëri me letër dhe piqet.
- Pas pjekjes, mbasi hiqet letra, pritet në feta me trashësi deri në 1 cm. Sipër hidhet salcë domate (pa aciditet) e holluar me lëng mishi, kripë e piper.


