Roli i dietës në kancerin e mushkërive

Kanceri i mushkërisë është ai që vret më shumë nga të gjithë llojet e tjerë në botë, duke numëruar 18% të gjithë vdekjeve nga sëmundjet tumorale. Prevalenca e lartë e kësaj sëmundje lidhet me duhanpirjen. Përveç duhanit, janë identifikuar edhe faktorë të tjerë risku, si inhalacioni i tymit të drurit të djegur apo qymyrit, avujve të skuqjes së vajrave në kuzhinë, smogut të makinave, asbestit, etj. Në dekadat e fundit, roli i dietës ka përbërë interes shkencor të veçantë duke rezultuar në një trup të konsiderueshëm evidencash mbi ushqimin dhe kancerin e mushkërive.
Dietologia Blerina Bombaj sugjeron këtë shembull ushqimi për persona të predispozuar apo të prekur nga kanceri i mushkërive
Mëngjes
  • Lëng i shtrydhur nga: 2 molle, 1 tufe spinaq, 1 tufe rukola, 1 tufe rozmarinë
  • 1 omëletë me: 1-2 vezë fshati, tërshërë të zier, pak brokoli, ½ spec të kuq të grirë, pak gjizë pa kripë
  • 1 kivi, 1 portokall
Paradite
  • 1 lëng shege
  • Disa arra (të reja), ose bajame, ose 2 arra Brazili
  • 2 feta buke misri me djathë dhie të njomë, qepë të njomë, rigon dhe vaj ulliri
Drekë
  • 1 sallatë me brokoli, lulelakër dhe karotë të ziera në avull, të shoqëruara me pak qepë të kuqe të pagatuar
  • 200gr gjoks pule të rritur në natyrë të marinuar me timus dhe rigon
  • 1-2 kupa pure kungulli të verdhë ose patate të ëmbël
  • 2 feta bukë thekre
Pasdite
  • 1 çaj jeshil me limon dhe pak shafran Indie
  • 1 fetë bukë thekre me 1 kupë kos me hudhra, kopër, vaj ulliri
Darkë
  • Sallatë me lakër të kuqe, lakër të bardhë, karotë, panxhar “crudo” të grirë imët, majdanoz, selino, vaj ulliri dhe lëng limoni
  • Kërpudha të pjekura me rozmarinë
  • 1 supë me qiqra, gështenja, sherebele, rozmarinë, hudhra dhe verë të bardhë
  • 1 lëng si i mëngjesit

Kujdes: ky regjim është vetëm një shembull dhe nuk përbën këshillim të personalizuar./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?