Rrethprerja: Si ndikon në marrëdhëniet seksuale bashkëshortore

Bisedoi: Elona Tereziu

Rrethprerja përmirëson jetën seksuale bashkëshortore. Në këtë konstatim arrin mjekja kirurge Marinela Hoxhallari, e cila në një intervistë për gazetën “Shëndet+”  deklaron se një mashkull i bërë synet jo vetëm që nuk e humbet ndjeshmërinë në organin e tij, por përkundrazi, ai e shijon më tepër aktin seksual pasi ndjeshmëria e neuroreceptorëve rritet.

Një konstatim i tillë është bërë shpesh herë objekt i studimeve të ndryshme, por ajo çka dihet me siguri sot janë përfitimet shëndetësore ku shkenca tashmë ka provuar se një procedurë e tillë mbron jo vetëm mashkullin por dhe partneren e tij nga sëmundje të ndryshme .

E ndërkohë që liston përfitimet shëndetësore, ajo tregon dhe se kur është koha më e përshtatshme për një ndërhyrje të tillë, duke cilësuar moshën 3-4 vjeç, pasi deri në këtë fazë tek fëmija nuk është forcuar ende memoria, çka e mbron atë nga traumat e mëvonshme psikologjike.

Çfarë nënkuptojmë me rrethprerje?

Rrethprerja, ose synetllëku siç njihet në gjuhën popullore, është një procedurë e thjeshtë kirurgjikale që nënkupton heqjen e lafshës së lëkurës që mbulon kokën e penisit. Kjo lëkurë në gjuhën shkencore quhet prepicium dhe shpesh herë, për shkak të papastërtive që grumbullon, bëhet shkak për infeksione të ndryshme.

Kur është koha më e përshtatshme për një ndërhyrje të tillë?

Për këtë ka mendime të ndryshme, por unë do të cilësoja moshën 3-4 vjeç si kohën më të përshtatshme, jo më të vogël. E para sepse fëmija duhet të ketë në kontroll urinimin në mënyrë që të jetë i çliruar nga pampersat dhe e dyta sepse pas kësaj moshë fëmija fillon e mban mend. Duke e mbajtur mend dhe kujtuar si një akt të tillë të frikshëm, fëmija mund të traumatizohet psikologjikisht, duke e kujtuar herë pas herë gjatë jetës.

A është vërtetë rrethprerja një nevojë shëndetësore, apo thjesht një traditë?

Pavarësisht se shumica e njerëzve vazhdojnë ta shohin rrethprerjen ende si traditë, duke e lidhur dhe me besimin fetar, shkenca tashmë i ka provuar të mirat dhe dobitë në që ka një proces i tillë, kryesisht në parandalimin e infeksioneve të traktit urinar. Disa nga këto dobi mund të përmendim:

  • Pakëson mundësitë e sëmundjeve infektive të traktit urinar, ku sipas studimeve, meshkujt e pabërë synet sëmurën 10 herë më shpesh se ata që i janë nënshtruar një ndërhyrje të tillë.
  • Pakëson mundësinë e infeksioneve seksualisht të transmetueshme, si sifilizi, gonorrea, herpesi gjenital etj.
  • Pakëson mundësinë e kancerit të penisit.
  • Është vënë re se tek gratë e burrave të bërë synet shfaqet më pak kanceri i qafës së mitrës.
  • Pakëson zbrazjen para kohe të spermës, duke e zgjatur aktin seksual.

A ka ndonjë ndikim në aktin seksual? Pse thuhet se një penis i tillë e humbet paksa ndjesinë pas ndërhyrjes?

Jo aspak, synetlliku nuk ndikon fare në libido. Përkundrazi, një mashkull i bërë synet e shijon më tepër aktin seksual se sa një mashkull i pabërë, ndërkohë që dhe partnerja kënaqet më shumë gjatë penetrimit falë lëkurës së grumbulluar në strukturën bazë të kokës së penisit, çka bën ngacmimin e klitorisit, dhe si rrjedhojë femra arrin më tepër kënaqësi./ Shendeti.com.al

 

 

 

 

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet