Rritet rezistenca e baktereve ndaj antibiotikëve

Përdorimi abuziv në moshat pediatrike ka sjellë ulje të efektivitetit

Antibiotiket për infeksionet pediatrike janë më pak efikasë. Kjo vjen si pasojë e abuzimit në përdorim edhe për infeksionet më të thjeshta, dhe njëkohësisht është rritur shumë rezistenca e baktereve ndaj veprimit të tyre. Përllogaritet që sot, shumë antibiotike të rekomanduar nga OBSH për trajtimin e patologjive tipike të moshës pediatrike, si meningjit, infkesion gjaku, polmoni etj kanë një efikasitet me pak se 50%.

Rezistenca ndaj antibiotikëve është fenomen i përshtatjes se disa mikroorganizmave me ta, ndërkohë që kohë më parë do t’i kishte vrarë apo nuk do kishte lejuar rritjen. Favorizohet natyrisht nga përdorimi i tepruar dhe jo korrekt tek njeriu, por edhe në fushën e veterinarisë, dhe natyrisht rëndohet me shumë në rrethana të ujit të ndotur në shërbimet higjeniko sanitare.

Sipas statistikave, çdo vit 3 mln të porsalindur sëmuren me infekisone në gjak, dhe nga këta 570 mijë humbin jetën. OBSH e konsideron dhe e ka futur në listën e 10 kërcënimeve më të rënda të shëndetit publik, dhe ve theksin tek krijimi i trajtimeve të reja./Klan News

Postime të ngjashme

Çfarë është hormoni GLP-1 dhe sa i rëndësishëm është për organizmin?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?