Rritja e presionit të gjakut, si të ushqehemi

Për shendeti.com.al, Hysni Dankshi, mjek alternativ

Sëmundja hipertonike është një sëmundje që prek moshat e rritura dhe që mund të jetë e dyllojshme: hipertensioni primar (parësor) dhe sekondar (dytësor).

Në të shumtën e rasteve hipertensioni është parësor dhe shfaqet mbi bazën e ngushtimit të enëve të gjakut nga sëmundja që quhet arteriosklerozë.

tensioni i larteArterioskleroza favorizohet jo vetëm nga mosha dhe prirja gjenetike, por edhe nga ushqyerja e tepërt. Dihet statistikisht se arterioskleroza shfaqet 3-5 herë më shumë tek njerëzit e dhjamosur sesa tek njerëzit normalë. Ndërsa hipertensioni sekondar shfaqet tek të sëmurët që vuajnë nga sëmundje të tjera të organeve të ndryshme të organizmit.

Në mjekimin e sëmundjes hipertonike, një rol të rëndësishëm luan dieta dhe regjimi i ushqyerjes. Problemi kryesor i ushqimit të hipertonikëve është ai i përdorimit të kripës së gjellës. Dihet se kripa e gjellës ndikon negativisht në rritjen e presionit arterial. Japonezët p.sh përdorin mesatarisht 15 gr kripë në ditë, ndërsa nordikët 16 gr. Për të respektuar këtë dozë, është mirë që gjella të gatuhet pa kripë, në mënyrë që kripa të shtohet para ngrënies dhe e peshuar.

Lidhur me konsumimin e ujit, këtyre të sëmurëve gabimisht u kufizohet, me pretekstin se ai hyn në gjak dhe rrit masën e qarkullimit të tij, duke rritur në të njëjtën kohë edhe presionin e gjakut. Nëse i sëmuri nuk mban regjimin e duhur ndaj kripës, atëherë marrja e ujit mbi masën e duhur shkakton rritjen e presionit arterial.

Ushqimi kryesor i hipertonikëve duhet të jetë mishi dhe produktet e tij, sepse me anën e  tyre sigurohen substancat që i nevojiten organizmit të njeriut, siç janë: proteinat, yndyrat, karbohidratet, vitaminat dhe kripërat minerale. Të sëmurët që vuajnë nga hipertensioni mund të marrin mish viçi, pule, derri e qengji, por pa i kriposur ato. Nuk duhet të përdorin mishin dhe peshkun e konservuar, si dhe sallamin, për faktin se ato në përgjithësi përmbajnë kripë.

Vezët dhe yndyrat bimore nuk mund të hiqen nga racioni ushqimor i të sëmurëve që vuajnë nga hipertensioni. Buka e këtyre të sëmurëve nuk duhet të përmbajë kripë.

Po kështu, edhe makaronat e orizi duhet të gatuhen pa kripë. Por, duhet pasur gjithnjë parasysh që buka, makaronat dhe orizi përmbajnë shumë kalori, gjë që e favorizon dhjamosjen e të sëmurit, prandaj ato duhet të konsumohen në sasi të pakta, brenda normave dietetike.

Të sëmurët hipertonikë rekomandohet të hanë të gjitha frutat, ndërsa nga perimet nuk u rekomandohet marrja e spinaqit, kastravecit, panxharit, selinos, lakrës së kuqe dhe konservat e përgatitura prej tyre.

Të këta të sëmurë ndalohet pirja e kafesë dhe e kakaos, sepse shkaktojnë nervozitet, pagjumësi dhe rritje të presionit arterial. Lidhur me pijet alkoolike, duhet thënë se përveç një zgjerimi që enëve të gjaku që shkaktojnë fill pas marrjes, ato ndikojnë negativisht në ecurinë e sëmundjes. Pijet alkoolike ndikojnë negativisht në veprimtarinë e zemrës dhe enëve të gjakut. Të sëmurëve hipertonikë u lejohet të pinë 1 gotë verë të kuqe, është mirë çdo darkë.

Ushqimet që duhen kufizuar janë: gjalpi, gjiza e djathi i yndyrshëm dhe mishi i bagëtive të imëta.

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026