Rudina Dembacaj: Te spitali për pak “argëtim”!

Shëndeti është gjëja më e rëndësishme për njeriun dhe kur ke shëndet të plotë, në punë je më produktiv dhe në familje përkushtohesh më tepër

Arlinda Gjypi

Për Rudinën, fjala e urtë “t’u bëftë gjak e dhjamë” nuk është aspak e dëshirueshme, duke konsideruar kilet e shumta që i është dashur të heqë për të qenë në formë në shfaqjet e saj. Të gjithë e njohin përmes prezantimit në “Portokalli” e tashmë në “Al Pazar” të rolit të Jozefina Topallit, Rudina Dembacaj (3)por edhe si shoqëruese e denjë e “Shokut Agron”. Dhe për të arritur aty, i është dashur vërtet shumë punë. Nëse kërkon ta takosh, është mirë të bësh një “shëtitje” andej nga studiot dhe të shpresosh të mos jetë shumë e zënë. E megjithatë, në atë periudhën e lodhjes, arrin të gjejë kohën edhe për një intervistë për “Shëndet+” dhe për pak humor.

Rudina, ma përshkruaj pak si fillon dita jote…

Dita ime e zakonshme nis në orën 8. Një gotë qumësht ose fruta sa për “hapje”, ujë të ftohtë fytyrës dhe pastaj një orë para dollapit me monologun e brendshëm: “Çfarë të vesh?!” Kjo ndodh rregullisht çdo mëngjes. Më tej, një makijazh shumë i lehtë: sytë pothuaj natyral, buzët zakonisht me ngjyra të forta, transferoj flokët në anën që dua (që çdo mëngjes sigurisht janë në anën e gabuar), hedh parfumin, marr çantën, vë ndonjë palë vëthë dhe gjithmonë, po gjithmonë ama, duhet të kthehem prapë se kam harruar diçka (qesh).

Buzëqeshja të fillon që në mëngjes?

Sido që të jetë gjendja ime shpirtërore apo koha, unë kur hipi në makinë e ngre muzikën në maksimum. Pastaj bëj kryqin duke falënderuar Zotin që më ka bekuar me familjen dhe me punën që vërtet e dashuroj dhe paraqitem te kafja e punës me buzëqeshje dhe plot energji.

Pak ditë më parë përjetove një problem me shëndetin. Si do ta përkufizoje fjalën “shëndet”?

Shëndeti është gjëja më e rëndësishme e njeriut. Pa shëndetin nuk ka kuptim asgjë. Unë bëhem e bezdisshme për të tjerët kur më dhemb diku… vetëm ankohem (qesh).

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e 14-30 prillit 2014 të gazetës “Shëndet+”)

Postime të ngjashme

13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Obeziteti gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të ndikojë në shëndetin e fëmijës
Sheqeri i lartë në gjak gjatë shtatzënisë, mjekja tregon si mund të mbahet nën kontroll
Mjekja tregon keqkuptimin më të madh në lidhje me obezitetin
Si fotoja e një personi mund të ndihmojë në parashikimin nëse një pacient me kancer mund ta përballojë trajtimin apo jo
Sa shpesh duhet të bëjnë kontrolle personat me obezitet dhe kur duhet të nisin ato?
Mjekja shpjegon pse rënia në peshë nuk është gjithmonë në dorën e pacientit