Prezantuesja Rudina Magjistari është në pritje të një fëmije. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo në faqen e saj në “Facebook”, teksa shkruan: “Zakonisht, lajme të tilla është vështirë t’i mbash për vete, ndaj dua ta ndaj me ju këtë moment kaq të mrekullueshëm të jetës sime. Pas disa muajsh, në vend të këtij lepurushit, në krahë do të kem një beb. Bashkë me dashurinë time, jemi në këto momente çifti më i lumtur në botë”.
Rudina Magjistari do të bëhet nënë
