Kryefaqja Box 5 Sa aktivitet fizik duhet të bëni?

Sa aktivitet fizik duhet të bëni?

0
Shpërndaje

Shpesh pyesim veten se sa ushtrime apo aktivitet fizik duhet të bëjmë në ditë apo në javë? Sipas studimeve, thuhet se të rriturit duhet të bëjnë minimumi dy orë e gjysmë aktivitet fizik çdo javë. Përveç kësaj, ky aktivitet fizik sugjerohet të bëhet në një hapësirë kohore prej 5 ditësh. Kjo do të thotë që të rriturit e shëndetshëm duhet të ecin minimalisht gjysmë orë në ditë. fitnessNëse e dyfishoni këtë sasi kohore, atëherë do të keni benefite të tjera si humbje në peshë. Hapësira kohore ndryshon në varësi të aktivitetit fizik që kryeni.

Ushtrimet për rënien në peshë: Për ata që kërkojnë të kryejnë aktivitet fizik për humbje në peshë, kryesisht yndyrën e trupit (dhjamin), këshillohet të bëjnë 40 minuta ushtrime kardio (ushtrimet që rrisin pulsin e zemrës, si vrap, kërcim në litar etj) 3-4 herë në javë. Sa më shumë ta shtoni intensitetin e ushtrimeve dhe kohën e tyre aq më shumë do të bini në peshë.

Ushtrimet kardiovaskulare: Trajnerët sugjerojnë se ushtrimet kardiovaskulare mund t’i bëni 40 minuta 3 herë në javë.

Aktiviteti fizik për një zemër të shëndetshme: Aktiviteti fizik nuk kryhet vetëm për të humbur peshë apo për të mbajtur trupin në formë, por edhe për të mbajtur zemrën të shëndetshme. Ushtrimet e moderuara nga një trajner personal, ju ndihmojnë për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe gjithashtu zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve në tru.

Këto lloj ushtrimesh mund t’i bëni 30-40 minuta për 3-4 herë në javë. Ushtrimet kardiovaskulare rrisin efikasitetin e qarkullimit të gjakut në trup. Kjo gjë çon në marrjen e lëndëve ushqyese në të gjithë trupin, dhe ndihmon në zvogëlimin e presionit të gjakut.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here